Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Friday, December 21, 2018

MJETET E DOMOSDOSHME PER TE BERE EKSPLORIME, HIKING, CLIMBING DHE KAMPING NE NATYREN E EGER.

 
Perpara se te vendosni te merrni iniciativen per te eksploruar ose te filloni te ushtroni sportet  e aventures sic jane (hiking, climbing etj), fillimisht duhet te njiheni me disa regulla baze, te cilat ju ndihmojne ju ta ushtroni kete sport ne menyre sa me komode dhe te sigurte.Ky instruktazh ka per qellim, mbrojtjen e shendetit dhe sigurine e jetes nga faktoret natyror, klimatik etj.

Keshilla dhe sugjerime

1.       Eksplorimi i natyres kerkon nje pergatitje te mire fizike dhe psikologjike.

2.       Mos u nisni asnjehere nese shendeti juaj nuk eshte ne kushte normale, (nese jeni duke kaluar ndonje viroze, te ftohte, nese keni ndonje problem muskular etj).

3.       Mblidhni informacionin e duhur dhe ne menyre te plote per territorin te cilin deshironi te eksploroni. Informohuni per bimesine, llojin e bimesise, rrjetin hidrografik te atij territori qe do eksploroni, gjithashtu informohuni per faunen, relievin, shtigjet e kalimit etj. Mundesisht grumbulloni informacion edhe nga eksperiencat e eksploratoreve me me shume pervoje, ne lidhje me territoret te cilat ata kane eksploruar me qellim qe te jeni te pergatitur per ate qe ju pret.

4.       Mesoni te lexoni harten topografike, te njihni mire legjenden e hartes dhe te perdorni busullen. Mundohuni te siguroni harta topografike  te azhornuara vitet e fundit, mundesisht te shkalles (1:25.000)-(1:50.000), gjithmon ne varesi te madhesise se siperfaqes se territorit  te cilit do eksploroni. Keto njohuri do ju nevojiteshin ne rast se pajisjet elektronike si “GPS Satelitor” nuk do ju funksiononin per arsye te ndryshme.

5.       Mos eksploroni asnjehere i vetem. Keshillohet qe eksplorimi te behet ne grup ose se paku te merrni nje shok me vete.

6.       Sigurohuni qe perpara se te niseni te eksploroni, te jeni pajisur me te gjitha aksesoret e nevojshem. Aksesoret e nje eksploratori jane shume dhe domosdo pesha e tyre do jete e madhe, prandaj ju siguroni te pakten llojet e mjeteve me te domosdoshme qe pershtaten me kushtet natyrore dhe terenin qe do pershkohet. Gjithashtu sigurohuni qe pesha e pajisjeve mos te jete me e madhe se 1/3 e peshes trupore, pasi mbingarkesa do shkaktonte dhimbje muskulare, lodhje dhe do e veshtriresonte aventuren tuaj. 

7.       Eshte e nevojshme pajisja me njohurite baze per dhenien e ndihmes se pare.

8.       Duhet te  jeni ne gjendje te dini ti perdorni te gjitha paisjet qe dispononi. Nuk mjafton vetem ti posedoni, por dhe te dini ti perdorni.

9.       Informohuni per kushtet atmosferike, vranesirat, nivelin e temperaturave ne menyre te vazhdueshme perpara se te niseni.

10.   Siguroni mjetet e komunikimit (cel ose radiomares me reze te gjate komunikimi).

11.   Siguroni ushqim shtese mbi planin e parashikimit tuaj,sepse ndonjehere gjate eksplorimeve asnjehere nuk i dihet kur mund te realizohet kthimi.

12.   Pergatisni canten dhe pajisjet tuaja 1 dite perpara nisjes se aventures, me qellim per te krijuar mundesin e shtimit te ndonje aksesori  te cilin mund ta keni haruar ne momentin e fundit.

13.   Perpara se te niseni drejt aventures tuaj, njoftoni te afermin tuaj per destinacionin ne te cilin do shkoni dhe me ke do shkoni, qe per cdo rrethane te papritur ata te dine ku tju kerkojne.

14.   Beni kujdes kur eksploroni natyren gjate sezonit te gjuetise ne zonat me bimesi te dendur.





















 

“EKSPLORIMI I NATYRES NUK ESHTE NJE LOJE TE CILEN E NIS DHE E PERFUNDON KUR TE DUASH ! NISJEN E PERCAKTONI JU, NDERSA KTHIMIN RRETHANAT” !

                     PERGATITI MATERIALIN:

JOAN DHANDILI – PERGJEGJESI  I SIGURISE NE TERREN  “HIKING SOUTH ALBANIA”
©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



PER ME SHUME INFORMACION RRETH GUIDAVE TONA NA GJENI NE:

https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/