Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Friday, November 22, 2019

UJEVARA E GRYKES SE SELCKES


Një ujëvarë e panjohur rrjedh në Luginën e Grykës së Selckës, Pogon, një vend sa i panjohur dhe mistik, në territorin e Bashkisë Dropull rreth 25 km në juglindje të qytetit të Gjirokastrës. Atraksionet që nuk duhen humbur në këtë fshat janë Kroi i Selckës, cezma me kupolë si dhe kisha e shën e Premtes. Ky krua unik në llojin e vet, është i vetmi në krahinën jugore i mbuluar me kupolë, është vepër e mjeshtërve Lunxhot. Nëse i besojmë Pouqueville, Lunxhotët ishin përgjegjës për kanalizimet dhe furnizimet e Stambollit.  Kroi daton i shek. 18 kohë kur zona ishte nën sundimin e Ali Pashës. 


Terreni maft i thyer dhe mungesa e infrastrukturës e bëjnë ujvarën të pamundur për t’u shijuar nga vizitorët me autovetura. Megjithatë për të gjithë aventurierët off-road, Selcka është një destinacion për të mos u humbur.

Gryka e Selckës, me gjatësi rreth 6 km, është një Monument Natyre në Shqipëri dhe ndodhet përgjatë sektorit të mesëm të luginës së Suhës, atje ku kjo luginë ndërpret tërthor dhe ndan vargmalin Lunxhëri-Bureto. Në disa sektorë Gryka ngushtohet shumë, aq sa merr formën e kanionit. Lugina është shumë e pasur nga pikëpamja floristike e faunistike ku spikatin shpendët, si: pëllumbat e dallëndyshet, që i kanë dhënë edhe emrin pjesës më të ngushtë të saj, Shkëmbi i Dallëndyshes.


Nëse ke shpirt të lirë dhe kërkon të kalosh një fundjavë ndryshe plot aventurë, kërcime , kacavjerje nga shkëmbinj në ujra të kristalta akull të ftohtë, eja dhe ti në Dropull. Selcka magjike të thërret.

Përgatiti materialin:  Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”  Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Për më shumë informacion na gjeni në :