Shpella e Skotinise ndodhet në afërsi të fshatit Vanistër, 220 m mbi nivelin e detit. Ajo përbën një shpellë karstike të formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme. Është e gjatë deri në 150 metra, e gjerë deri në 10 m dhe e lartë deri në 25 m dhe formon një labirinth të vërtetë me plot dredhime, zgjerime dhe ngushtim. Nuk është një shpellë e thjeshtë. Brenda shpellës është një liqen me ujëra të qarta bruz. Disa eksplorues të huaj që hynë në shpellë për herë të parë, u zhytën në këtë liqen në thellësi 55 metra. Ata arritën në përfundimin se shpella është shumë më e thellë, por devijon në disa kanale dhe është e vështirë të eksplorohet më tej.
Ekziston edhe një legjendë për këtë shpellë. Një herë një grua hyri brenda për të marrë pak ujë për familjen e saj, por ajo u mbyt në liqen. Trupi i saj u gjet në liqenin Virua, 10 km larg nga ai vend. Kjo do të thotë që ky burim është i lidhur me liqenin Virua dhe të dy janë të lidhura në tokë me fenomenet më të bukura natyrore Syri i Kaltër në Delvine.
Përgatiti materialin: Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale” Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale”
©Copyright Hiking South Albania
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Për më shumë informacion na gjeni në :