Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Monday, September 23, 2019

SHPELLA E SKOTINISE


Shpella e Skotinise ndodhet në afërsi të fshatit Vanistër, 220 m mbi nivelin e detit. Ajo përbën një shpellë karstike të formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme. Është e gjatë deri në 150 metra, e gjerë deri në 10 m dhe e lartë deri në 25 m dhe formon një labirinth të vërtetë me plot dredhime, zgjerime dhe ngushtim. Nuk është një shpellë e thjeshtë. Brenda shpellës është një liqen me ujëra të qarta bruz. Disa eksplorues të huaj që hynë në shpellë për herë të parë, u zhytën në këtë liqen në thellësi 55 metra. Ata arritën në përfundimin se shpella është shumë më e thellë, por devijon në disa kanale dhe është e vështirë të eksplorohet më tej.




Ekziston edhe një legjendë për këtë shpellë. Një herë një grua hyri brenda për të marrë pak ujë për familjen e saj, por ajo u mbyt në liqen. Trupi i saj u gjet në liqenin Virua, 10 km larg nga ai vend. Kjo do të thotë që ky burim është i lidhur me liqenin Virua dhe të dy janë të lidhura në tokë me fenomenet më të bukura natyrore Syri i Kaltër në Delvine.



Është e mbushur me konkrecione. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Në vitet ’70, kjo shpellë u dëmtua nga ndërmarja e ujërave, e cila shfrytëzoi ujin që ndodhej me shumicë në katin e poshtëm të shpellës. Duke qënë dakort me nevojën e shfrytëzimit të pasurive ujore për nevojat e popullsisë, ne dënojmë me forcë mënyrën e marrjes së ujit, duke thyer dhe shkatërruar konkrecionet prej kalciti dhe duke ulur kështu vlerat e shumta shkencore dhe turistike të gjithë shpellës.









Tani mbetet që nëpërmjet eksplorimeve të detajuara të përcaktohet shkalla e dëmtimit të vlerave të shpellës dhe nëse ka ende ambjente të panjohura deri tani me vlera shkencore dhe turistike. Mbi këtë bazë të përcaktohet dhe të propozohet statusi i mëtejshëm i këtij monumenti natyre. Pjesa nënujore e saj ka nevojë për eksplorime të detajuara, sepse ka ende ambiente të panjohura deri tani me vlera shkencore dhe turistike.



Për të vizituar këtë monument duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër – Vanistër dhe pastaj vazhdohet më këmbë.

Përgatiti materialin:  Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”  Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.



Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Për më shumë informacion na gjeni në :


No comments:

Post a Comment