Tepelena
ndodhet ne krahinen e Dervenit, ne jug te Shqiperise. Ajo pershkrohet tej per
tej nga lumi Vjose, ne pjesen veri-lindore ndodhet mali i Shendellise, perballe
saj qendrojne malet e zones se Kurveleshit ndersa me ne jug mali i Golikut,
gryka e Mezhgoranit, qe ndan si me thike vargmalet Shendelli-Lunxheri-Bureto
dhe Trebeshine-Dhembel- Nemercke. Dy lumenjte , Vjosa, nga me te medhenjte e
Shqiperise, dhe Drinos krijojne nje peisazh madheshtor. Ne themelet e kesaj
krahine jane qytetet Tepelene, Memaliaj dhe fshatrat Mezhgoran, Dragot,
Becisht, Dames, Kallemp, Kashisht, Bylysh, Vasjar, fshat Memaliaj, Nivice,
Turan, Mirice e Luzat. Emri i Tepelenes ka tre variante; i pari e lidh
prejardhjen e ketij emri me fjalen turke “Tepeleden” qe do te thote “kokeshpues”.
Versioni i dyte e shpjegon fjalen me “Tepe e Lenes” qe do te thote “kodra e
Lenes” dhe versioni i trete me bindes eshte ai qe kete emer e shpjegon me
fjalen ilire “Antibylyne” qe do te thote “perball Bylyneve”. Me vone kjo fjale
evoluon dhe merr emrin Tepelene. Kostumet popullore, kryesisht te Tepelenes,
jane te vecanta pasi burrat perdorin poture dhe fustanella, xhamadan, ndersa
grate citjane, kemisha te gjata pa jake jeleku, flokaja etj. Nje tjeter
karakterisitike e vecante eshte se per veshjet popullore perdoren zbukurime me
qendisje ari.
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës ndodhet në veri të
qytetit në një pozicion gjeografik që ndihmonte në mbrojtejen e kalasë. Nga
burimet historike, kalaja është vizonuar nga vetë Pashai i cili ka inspektuar
etapat e ndërtimit të kësaj perle të rajonit. Kalaja aktuale u rindërtua prej
tij më 1819 me një sipėrfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri mė 1820 ka
qėnė rezidenca e dytė e Ali Pashë Tepelenës.
Kalaja e Tepelenës, me copëzat e veta, tregon ende sot
për të shkuarën e vet krenare.
Muret e kështjellës janë
ndërtuar në bazë të formës natyrale të terrenit, ku përveç 3 kullave që janë të
ngritura në pikat kyçe të mureve, të tjerat janë përdorur thjesht si kënde
dalje. Ndersa një nga 3 portat ka patur një mbishkrim: Porta e Vezirit.
Kjo kala përmendet nga shkrimtarë apo udhëtarë ndër shekuj, si psh udhëtari i njohur otoman, Evlija Çelebiu në shek. XVII, diplomatë të huaj nga perëndimi apo bota orientale, të cilët dokumentojnë në shkrimet e tyre për madhështinë e saj dhe të zonës perreth.
Ndër shumë botime, Lord Bajroni shkroi "Shtegtimet e Çajld Haroldit", ku tregon sesi ai shikonte Shqipërinë në fillim të shekullit XIX.
Për Bajronin, Shqipëria ishte një vend me bukuri natyrore të rralla, ndërsa shqiptarët ishin njerëz mikprites, të pashëm, trima dhe krenarë.
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ka shërbyer si rezidenca e dytë e tij dhe është listuar si monument kulturor i kategorisë së parë prej vitit 1963.
Kjo kala përmendet nga shkrimtarë apo udhëtarë ndër shekuj, si psh udhëtari i njohur otoman, Evlija Çelebiu në shek. XVII, diplomatë të huaj nga perëndimi apo bota orientale, të cilët dokumentojnë në shkrimet e tyre për madhështinë e saj dhe të zonës perreth.
Ndër shumë botime, Lord Bajroni shkroi "Shtegtimet e Çajld Haroldit", ku tregon sesi ai shikonte Shqipërinë në fillim të shekullit XIX.
Për Bajronin, Shqipëria ishte një vend me bukuri natyrore të rralla, ndërsa shqiptarët ishin njerëz mikprites, të pashëm, trima dhe krenarë.
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ka shërbyer si rezidenca e dytë e tij dhe është listuar si monument kulturor i kategorisë së parë prej vitit 1963.
Sheshi para Kalasë, mban emrin e Lord Bajronit, një shkrimtar dhe udhëtar anglez që kaloi disa vite në zotërimet e Ali Pashës, ku shumë herë pushoi dhe në Kalanë e Tepelenës.
Kurveleshi, kjo krahinë përmendet gjatë shekujve për
natyrën e egër, kanionet e prera, trimërinë e banorëve, mikpritjen e tyre,
kalatë ndērshekullore, zbulime arkeologjike dhe jo vetëm. Këngët dhe vallet e
krahinës kanë gjallëruar jetën e kësaj zone, ndërsa blegtoria e imët me delet e
dhitë, dhe grumbullimi i bimëve mjekësore si sherebeli, çaji i malit, rigoni,
kanë zhvilluar aspektin ekonomik të këtyre fshatrave relativisht të thellë.
Diplomati i
Ali Pashë Tepelenës, Pukëvili, William Lik, piktori i njohur anglez, udhëtarja
Edith Durtham, kanë vizituar këtë zonë dhe fshatrat e vet, si Nivica,
Progonati, Lekdushi, etj, duke lënë shkrime, piktura apo harta që dokumentojnë
për rëndësinë historike të zonës. Sot këto fshatra mund të vizitohen me anë të
rrugës automobilistike që nis në fshatin e Bençës, pas Tepelenës, dhe përfundon
në fshatin Nivicë. Rruga është ende në ndërtim, me fragmente ende te pashtruara,
por mëse e kalueshme me makina normale.
Natyra, njerëzit dhe këngët, që ende këndohen në këto hapësira, janë pak nga
arsyet që këto zona duhet të vizitohen pa hezitim.
Turistët që ngjiten në zonën malore të Tepelenës,
kryesisht për në Nivicë dhe kanionet e saj, mund të vizitojnë edhe ujëvarën e
Progonatit. Ndodhet pak më në lindje të fshatit Progonat të rrethit të
Tepelenës. Në të rrjedhin ujerat e përroit të Gurrës së Progonatit.
Banoret e quajnë “buza e ujit”. Këtu përroi formon kanione dhe ka lartësi
rreth 1000 m mbi nivelin e detit. Ujëvara ka lartësi rreth 25 m. Në mesin
e saj ka një prag të vogël, i cili e bën më të bukur rënien e shkumëzimin e
ujit nga lartësia. Te pragu është formuar një urë e gurtë natyrore, e cila e
ndan ujëvarën në dy pjesë. Sektori i luginës poshtë saj përbën një kanion
madhështor, disa qindra metra i thellë, me plot guva e shpella karstike ende te
paeksploruara. Vlerat e ujëvarës janë të shumta, por mbi të gjitha turistike.
Përgatiti
materialin: Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për
promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull
nje eksperience rurale” Koordinator I grupit “Hiking South Albania”,
drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh,
vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I
mirë I shtigjeve malore.
Të
gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe
“Dropull, nje eksperience rurale”
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
No comments:
Post a Comment