Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Monday, July 5, 2021

Kisha e Shen Merise, Manastiri Krorez

Është ndërtuar në një breg shkëmbor, në një pozitë natyrore të mbrojtur dhe 

njëkohësisht piktoreske, prej nga hapet një pamje e gjerë e peizazhit 

bregdetar. Nga ndërtimet e vjetra të manastirit kanë arritur deri në ditët e 

sotme kisha, kulla dhe një ndërtesë me çardak.

Kisha është pikturuar në vitin 1672. Është e tipit në formë kryqi me kupolë, 

me përmasa të brendshme 7,90×4,40 m. Proporcionet e zgjatura të naosit 

kanë sjellë një zhvillim të pabarabartë të krahëve të kryqit. Krahët verior 

dhe jugor janë tepër të ngushtë, ndërsa hapësirë më të madhe ka krah 

perëndimor, që përmbledh hyrjen për në kishë. Në pjesën qendrore lartësohet

 kupola mbi një tambur të lartë. Pjesët këndore janë mbuluar me qemere 

cilindrike, që hapen ndaj nefit qendror. Ambienti i altarit ndahet nga një

 ikonostas prej muri guri, me tri hapësira hyrjeje. Hapësira e tij zgjerohet

 së tepërmi nga dalja  jashtë e absidës së gjerë të bemës. Në pamjen e 

jashtme si absida, ashtu dhe tamburi janë shumëfaqëshe. Interieri 

ndriçohet nga dritaret e hapura në murin verior dhe jugor, si dhe nga 

disa dritare të ngushta të hapura në absidë dhe tambur.




Në pamjen e jashtme janë shumë të ndjeshme proporcionet e zgjatura të 

naosit. Kjo vjen edhe ngaqë krahu verior dhe jugor i strukturës së 

brendshme nuk shfaqen në konfiguracionin e çatisë. Çatia është dyujëse,

 e ndërprerë në pjesën qendrore nga tamburi. Në frontonin e murit 

perëndimor ngrihet këmbanarja, me një hapësirë të harkuar. Ngjitur 

me murin perëndimor është ndërtuar një mur i dytë, i hapur në krye të

 të cilit kalon ulluku që mbledh ujërat e shiut nga çatia dhe i dërgon në

 sterën e ndërtuar pranë kishës, në anën veriore të saj.

Muratura është  ndërtuar  me  gurë  dhe  është  rrafshuar  mirë  me  

llaç  gëlqereje.Ajo  përfundon  me  një  kornizë  të  hollë  guri. 

Apsida dhe  tamburi  janë  të  suvatuara me  një  shtresë  të  hollë 

 llaçi.Çatia është  mbuluar  me  rrasa  guri.

Ndërtesa me  çardak  është  ndërtuar në  vitin  1762.Ajo  është  

dykatëshe.Në  katin  e  dytë  del  një  galeri  e  mbështetur  mbi  qemere 

 dhe  e  hapur  në  ballë  me  një  rradhë  shtyllash  druri. Çardaku 

 është  i  mbuluar  nga  zgjatimi  i  flegrës  së  çatisë  së  pjesës  tjetër  

të  ndërtesës.

Kulla  ose  ndërtesa  e  fortifikuar  është  trekatëshe,  me  karaktere  

të  mbyllur  dhe  me  hapësira  ndriçimi të  pakta  e  të  vogla. Hyrja  

për  në  katin  e dytë  të  kullës   bëhet  me  shkallë  të  jashtme   prej  

guri,  të  mbështetura  mbi  një  qemer  cilindrik.

Përveç  këtyre  ndërtimeve,  rreth  e  rrotull  kishës janë  shpërndarë  

dhe  rrënoja  ndërtimesh të  tjera.Oborri i  manastirit   është  i  

shtruar  me  plloça  guri.

Përgatiti materialin:  Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”  Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

    Për më shumë informacion na gjeni në :

     https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/