Është ndërtuar në një breg shkëmbor, në një pozitë natyrore të mbrojtur dhe
njëkohësisht piktoreske, prej nga hapet një pamje e gjerë e peizazhit
bregdetar. Nga ndërtimet e vjetra të manastirit kanë arritur deri në ditët e
sotme kisha,
kulla dhe një ndërtesë me çardak.
Kisha është pikturuar në vitin 1672. Është e tipit në formë kryqi me kupolë,
me përmasa të brendshme 7,90×4,40 m. Proporcionet e zgjatura të naosit
kanë sjellë një zhvillim të pabarabartë të krahëve të kryqit. Krahët verior
dhe jugor janë tepër të ngushtë, ndërsa hapësirë më të madhe ka krah
perëndimor, që përmbledh hyrjen për në kishë. Në pjesën qendrore lartësohet
kupola mbi një tambur të lartë. Pjesët këndore janë mbuluar me qemere
cilindrike, që hapen ndaj nefit qendror. Ambienti i altarit ndahet nga një
ikonostas prej muri guri, me tri hapësira hyrjeje. Hapësira e tij zgjerohet
së tepërmi nga dalja jashtë e absidës së gjerë të bemës. Në pamjen e
jashtme si absida, ashtu dhe tamburi janë shumëfaqëshe. Interieri
ndriçohet nga dritaret e hapura në murin verior dhe jugor, si dhe nga
disa dritare të ngushta
të hapura në absidë dhe tambur.
Në pamjen e jashtme janë shumë të ndjeshme proporcionet e zgjatura të
naosit. Kjo vjen edhe ngaqë krahu verior dhe jugor i strukturës së
brendshme nuk shfaqen në konfiguracionin e çatisë. Çatia është dyujëse,
e ndërprerë në pjesën qendrore nga tamburi. Në frontonin e murit
perëndimor ngrihet këmbanarja, me një hapësirë të harkuar. Ngjitur
me murin perëndimor është ndërtuar një mur i dytë, i hapur në krye të
të cilit kalon ulluku që mbledh ujërat e shiut nga çatia dhe i dërgon në
sterën e ndërtuar pranë kishës, në
anën veriore të saj.
Muratura është ndërtuar me gurë dhe është rrafshuar mirë me
llaç gëlqereje.Ajo përfundon me një kornizë të hollë guri.
Apsida dhe tamburi janë të suvatuara me një shtresë të hollë
llaçi.Çatia është mbuluar me rrasa
guri.
Ndërtesa me çardak është ndërtuar në vitin 1762.Ajo është
dykatëshe.Në katin e dytë del një galeri e mbështetur mbi qemere
dhe e hapur në ballë me një rradhë shtyllash druri. Çardaku
është i mbuluar nga zgjatimi i flegrës së çatisë së pjesës tjetër
të ndërtesës.
Kulla ose ndërtesa e fortifikuar është trekatëshe, me karaktere
të mbyllur dhe me hapësira ndriçimi të pakta e të vogla. Hyrja
për në katin e dytë të kullës bëhet me shkallë të jashtme prej
guri, të
mbështetura mbi një qemer cilindrik.
Përveç këtyre ndërtimeve, rreth e rrotull kishës janë shpërndarë
dhe rrënoja ndërtimesh të tjera.Oborri i manastirit është i
shtruar me plloça guri.
Përgatiti materialin: Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale” Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” –
Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale”
©Copyright Hiking South Albania
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Për më shumë informacion na gjeni në :
https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/
No comments:
Post a Comment