Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Thursday, March 10, 2022

Kepi i Rodonit


Një nga destinacionet që vitet e fundit ka patur një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve është Kepi i Rodonit, që ndodhet vetëm pak kilometra larg Tiranes. Ky rrip i lartë toke në formë gadishulli shtrihet në detin Adriatik dhe ofron peizazhe tërheqëse si dhe disa monumente historike e kulturore të rëndësisë së veçantë. Nëse gjatë pranverës Kepi nis e vishet i gjithi nga një tapet përrallor lulesh, gjatë verës jo të paktë janë ata që e zgjedhin këtë vend për shkak të plazhit të virgjër e rërës së pastër e të imët.

Kalaja e Skënderbeut

Kepi që rrethohet nga faleza të gjalla me lartësi rreth 25 metra, është i njohur dhe për Kalanë e Skënderbeut. Kalaja që gjendet mu në anë të detit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1450 – 1452, në mënyrë që të kishte një dalje më të shpejtë në Adriatik në rastin e një pushtimi Osman. Sipas një traktati të nënshkruar në 4 shkurt të vitit 1462, në rast lufte me turqit Raguza do të ndihmonte Skenderbeun me flotën e saj që do të dërgohej pikërisht në Rodon. Duke ju referuar dorëshkrimeve të Barletit kjo Kala ka patur jetë deri në vitin 1467, përpara se të vinin turqit e ta shkatërronin. Venedikasit e rindërtuan kalanë pas vitit 1500, dhe kjo ka mundësuar që të mbërrijë deri më sot në një gjendje mjaft të mirë.

Kisha e Shën Antonit

Shumë pranë Kepit gjendet dhe Kisha e Shën Antonit, një monument që histor
ikisht i atashohet të njëjtës përiudhë ndërtimi me atë të Kalasë. Kjo ndërtesë ka një arkitekturë të llojit romaniko-gotike, dhe sot mund të shihen gjurmë afresku apo dhe elementë të tjerë interesantë. Falë dhe pozicionimit pranë Kepit dhe detit, pamjet që shoqërojnë Kishën janë vërtet mbresëlënëse. Për të gjitha vlerat historike, kulturore e gjeografike që përmban, Kepi i Rodonit është zgjidhja më e mirë për një fundjavë relaksuese larg Tiranes.

Rruga që duhet të ndiqni për tek Kepi i Rodonit

eshte Tiranë – Manzë – Ishëm – Darç – Kepi i Rodonit.

                                       

Përgatiti materialin:  Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”  Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale”  

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

    Për më shumë informacion na gjeni në :

     https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/


No comments:

Post a Comment