Hiking në natyrë ka një numër të madh përfitimesh për
trupin dhe mendjen. Hiking është një sport jo i shtrenjtë dhe i lehtë për t’u
filluar, kështu që ju mund të merrni pjesë pa marrë parasysh se sa i stërvitur
jeni aktualisht. Territori shqiptar, duke qenë me një sipërfaqe të vogël,
mjafton t’i hipësh makinës dhe mund ta përshkosh çdo cep të territorit brenda ditës. Hiking është mënyra më e mirë për të njohur një zonë,
për t’a shkelur atë dhe për t’u bërë pjesë e saj, në çdo hap që ti hedh. Më poshtë po listojmë disa
nga përfitimet e të bërit hiking:
·
Hiking
në natyrë përmirëson shëndetin mendor
Hiking është më i larmishëm nga shumë lloje të tjera të
stërvitjes, veçanërisht ato të ndërmarra në një palestër. Jo vetëm që stërvitja
juaj mund të jetë e ndryshme çdo herë, në varësi nga itinerarët që merrni, por
edhe peizazhi që do të ndryshojë, në sezone të ndryshme. Hiking në natyrë mund
t’ju ndihmojë për të mbajtur motivimin tuaj për t’u stërvitur duke e bërë atë
më interesant. Hiking është një sport që të jep mundësi për t’u socializuar me
njerëz të tjerë, për të bërë miqësi të reja. Për më tepër të jep ndjesinë e argëtimit,
sesa thjesht të një sporti që e praktikon për të mbajtur formën trupore. Hiking është një sport i cili largon stresin
dhe lufton pagjumësinë duke të vendosur në konkakt me natyrën. Të gjitha këto
kontribojnë për një shëndet mendor sa më të mirë.
·
Hiking
në natyrë përmirëson shëndetin fizik
Hiking është një aktivitet sportiv që mund ta bëjë
kushdo, pavarësisht nivelit të tij/saj të fitnesit. Në varësi të dëshirës dhe
mundësisë së grupit, mund të ndjekim një shteg me nje terren të sheshtë, me vështirësi
të ulët, ose mund të ndjekim një shteg malor me vështirësi të lartë apo dhe diçka
të ndërmjetme. Ky lloj sporti sjell presion në kockat tuaja, inkurajon
strukturën e kockave dhe zvogëlon shanset e osteoporozës. Duke qenë i ekspozuar
ndaj diellit, do të rrisni edhe nivelet e vitaminës D. Ky sport përmirëson shëndetin
tuaj kardiovaskular duke ulur shansin për t’u prekur nga sëmundjet e ndryshme të
zemrës. Gjithashtu ju krijoni një trup të tonifikuar me muskuj, sidomos gjymtyrët
e poshtme të trupit.
·
Hiking
si një ushtrim aerobik përmirëson:
- Shëndetin tuaj të zemrës, mushkrive, enëve të gjakut.
- Shëndetin e personave të prekur nga tensioni i lartë dhe
diabeti i tipit 2
- Shëndetin e personave që kanë nivel të lartë të kolesterolit
dhe triglicerideve
- Shëndetin mendor të personave që vuajnë nga depresioni
- Simptomat e atyre që vuajnë nga osteoporoza dhe artriti
reumatoid
- Shëndetin mendor duke ”zbrazur” trurin nga stresi dhe
problemet e javës
·
Çfarë
duhet të marrim me vete përpara se të nisemi për eksplorim?
Edhe sportistët me përvojë harrojnë gjërat ndonjëherë.
Gjithmonë duhet të merrni me vete pak më shumë gjëra
se sa mendoni se do t'ju nevojiten. Duhet të kombinoni
ujin me pijet energjetike për te zëvendësuar nivelin e
elektroliteve dhe kripës që humbet me anën e djersës
në trup. Më poshtë po ju listojmë gjërat më të
domosdoshme për ta bëre udhëtimin tuaj sa më komod.
·
Ushqimi
Kjo është një tjetër kategori ku duhet të sillni më shumë
se sa keni nevojë, dhe të sillni një shumëllojshmëri ushqimesh. Duhen konsumuar
ushqime të thata, fruta herë pas here për të mbajtur një nivel të lartë
energjie në trup, gjatë gjithë kohës. Kurse ushqimet shumë kalorike duhen
konsumuar në drekë. Ushqimet qe këshillojmë të merrni me vete:
- Çokollata dhe fruta të thata si stafidhe, fiq, hurma arrabe,
banane
- Gjalpë kikiriku, djath kaçkavall dhe pije proteinike
- Ara, bajame, lajthi, fara te ndryshme etj
·
Rrobat
e domosdoshme
Përveç këpucëve të përshtatshme me shtresa ortopedike,
gjithmonë zgjidhni rrobat sipas stinës dhe kushteve klimaterike. Kontrolloni
motin para se të niseni, për të parë temperaturat dhe mundësinë e rënies të
shiut. Gjërat që ju nevojiten:
- Xhaketë e lehtë kundra shiut
- Këmishë me mëngë të gjata
- Xhaketë termike për të ruajtur temperaturën e trupit
tuaj
- Pantallona të gjata
- Një pale çorape rezervë
- Kapele kundra diellit
- Dorashka
·
Kutia
e ndihmës së shpejtë
Nuk keni pse e teproni, por disa
mjete duhet ti keni gjithmonë me
vete, pavarësisht nga gjatësia e itinerarit. Dhe një batanije shtesë për çdo
rast. Ju nevojiten:
- Fshirës
antiseptik, garza, fasho, aspirina dhe ibuprofen,
- Pinceta, shirita mjekësor, ngjitës, kripra rehidratues,
- Paramandë, trajtim mjekësor, shkrepse, birbil, pasqyrë,
- Medikamente, doreza kirurgjikale etj
·
Aksesor
të domosdoshëm
Shpesh i neglizhojmë këto aksesor, por janë vërtet të nevojshëm
pasi e bëjnë eksplorimin më komod. Ju nevojiten:
- Krem mbrojtës nga dielli, zbutës buzësh, spray kundër insekteve,
- Syze dielli, syze me ngjyrë në terrene me borë, prozhektor
nate,
- Thika multifunksionale, fasho për lidhjen e kyçeve,
kaviljes, gjunjëve, letër higjenike
- Harta, guida dhe përshkrime rreth itinerarëve të përzgjedhur,
GPS dhe kompas,
- Shkopinj hikingu, guida mbi florën dhe faunën e zonës ku
zhvillohet eksplorimi,
- Kamera fotografike, dron, dylbi, sinjalizues flakëhedhës,
anti-helm gjarpri etj.
Hiking është një sport i ri në Shqipëri, megjithatë ka
shumë mundësi për t’u zhvilluar, pasi natyra shqiptare është mjaft e pasur dhe
të ofron larmishmëri terrenesh, në të gjitha stinët e vitit.
Përgatiti materialin:
Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”
Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale”
©Copyright Hiking South Albania
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Për më shumë informacion na gjeni në :