Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Saturday, February 3, 2018

21 keshilla te rendesishme per ata qe eksplorojne natyren


Gjithmonë jini të përgatitur. Është motoja e grupit “Hiking South Albania”, dhe ajo duhet të jetë e juaja nëse po shkoni në natyrën e egër për një eksplorim. Harresa e gjërave të thjeshta si veshja e shiut, ushqimet e thata, ose një palë çorape të freskëta mund të rrënojnë aventurën e një dite. Edhe më keq, duke u kapur  i papërgatitur në një majë mali mund të jetë e rrezikshme, madje edhe vdekjeprurëse. Ndiqni këto 21 këshilla dhe qëndroni të sigurt në shtigje. 


1. Është më e sigurt të eksploroni me të paktën dy persona të tjerë. 
Çdo trimëri e panevojshme është budallallëk.  

2. Çdo hiker(eksplorator) duhet të mbajë një hartë dhe një busull dhe të dijë se si t'i përdorë ato.

3. Studioni paraprakisht një hartë dhe të keni me vete një udhërrëfyes gjeohapsinor gjurmësh (GPS) kështu që ju e dini në cdo kohë se ku po shkoni. 

   

4. Zgjidhni një itinerar që funksionon për të gjithë anëtarët e grupit tuaj. Ju nuk do të doni të ndaloni në gjysmë të rrugës, sepse një person nuk mund ta vazhdojë atë.

5. Moti i malit është dukshëm i ndryshueshëm. Temperaturat mund të bien deri në 12 gradë celsius në vetëm disa orë. Gjithmonë mbani shtresa të ngrohta dhe veshje kundra shiut.       

6. Nëse ka rrufe, mos ecni mbi vijën e pemëve, zonat e zhveshura, shkëmbore mbi vijën e pemëve, janë të parat që goditen nga rrufetë, sidomos kur jemi pranë majave të malit.


7. Njoftoni të afërmit, banorët e zonës që të dinë në cdo kohë se ku po shkoni. Në rast aksidentesh janë të parët që do kërkojnë ndihmë për ju. Mbani telefonin gjithmonë pranë vetes.

8. Merni me vete një minimum prej dy litrash ujë për person në ditë dhe një filtër uji për cdo rast.

9. Mos mbani rroba pambuku, pasi mban lagështirën brenda. Vishni materiale sintetike që thithin ujin nga lëkura dhe ju mbajnë të ngrohtë. 

  

10. Merrni një prozhektor dhe bateri shtesë për cdo rast. Nuk i dihet, mund tju zërë nata.

11. Gjithmonë jini të përgatitur të kaloni natën jashtë. Mjetet e nevojshme si : çadra, dyshekë, mjete për ndezjen e zjarrit, armë për vetmbrojtje, anti-helm kundra gjarprit etj.  

12. Merrni me vete ilaçin kundër insekteve dhe krem mbrojtës nga dielli. Lartësia e lartë dhe dielli janë brutale ndaj lëkurës.   


13. Merni një çantë të ndihmës së parë.       

14. Në rast të një aksidenti në fillim ndihmoni viktimën dhe pastaj vlerësoni situatën tuaj. Nëse nevojitet ndihmë e jashtme, shënoni kohën, rrethanat e aksidentit, llojin e lëndimit dhe peshën, moshën dhe gjininë e viktimës. Shënoni vendndodhjen tuaj në një hartë. Një person duhet të qëndrojë me viktimën ndërsa të tjerët të shkojnë për ndihmë.

15. Natyra është një vend i brishtë. Për ta mbrojtur atë, mblidhni të gjitha plehrat tuaja dhe mbuloni të gjitha shenjat e kalimit tuaj. Qëndroni jashtë pyllit gjatë sezonit të baltës së pranverës kur toka është veçanërisht e rrëshkitshme. Qëndroni në qendër të shtigjeve, duke ecur direkt përmes baltës nëse është e nevojshme, për të reduktuar erozionin. Në lartësi më të larta, bimët alpine janë shumë të brishta kështu që ju lutemi të qëndroni brenda shtigjeve. 

    
  

16. Merni një birbil ose një sinjalizues me ndricim me vete në rast se duhet të thërrisni për ndihmë.

17. Vishni këpucët e duhura. Çizmet e mëdha janë më të vështira për të udhëtuar se sa një këpucë e lehtë dhe fleksibël. Minimizoni peshën e këpucëve duke përzgjedhur një këpucë me mbështetje të kyçit, një këpucë me gomë të dhëmbëzuar nga ana e poshtme ose një nga këpucët më të lehta për hiking që janë në dispozicion në katalogët e pajisjeve të specializuara.

18. Vishni çorape najloni nën çorape, për të minimizuar irritimin dhe fryrjen e këmbëve tuaja. 


19. Programoni kohën që ju duhet  të mbërrini në destinacion dhe të ktheheni mbrapsht me gjithë ndalesat dhe respektoheni me përpikmëri atë.      

20. Merrni shumë ushqime për të ndihmuar në parandalimin e lodhjes. Ushqimet e renda nuk janë ushqimi më i mirë për një ngjitje të fortë. Arra dhe ushqime të tjera yndyrore janë më të vështira për t'u tretur kur trupi juaj po përdor oksigjen. Gjithashtu, shumë fruta mund të shkaktojnë shqetësime në tretje. Ushqimet më të mira janë bare sportive si Clif Bar, Promax, Balance Bar dhe të tjerë, si dhe ushqimet si, gjalp dhie dhe gjalp kikiriku.

21. Asnjëherë mos u nisni me këpucë të reja. Sigurohuni që ti provoni këpucët me disa udhëtime të shkurtër përpara se të provoni diçka sfiduese.

 

Përgatiti materialin:  

Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale” 

Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 
Për më shumë informacion na gjeni në : 
 


No comments:

Post a Comment