Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Tuesday, February 6, 2018

Hiking në natyrë, për një trup dhe mendje të shëndoshë. Çfarë duhet të merni me vete përpara se të niseni për eksplorim


                                              
 
Hiking në natyrë ka një numër të madh përfitimesh për trupin dhe mendjen. Hiking është një sport jo i shtrenjtë dhe i lehtë për t’u filluar, kështu që ju mund të merrni pjesë pa marrë parasysh se sa i stërvitur jeni aktualisht. Territori shqiptar, duke qenë me një sipërfaqe të vogël, mjafton t’i hipësh makinës dhe mund ta përshkosh çdo cep të territorit brenda ditës. Hiking  është mënyra më e mirë për të njohur një zonë, për t’a shkelur atë dhe për t’u bërë pjesë e saj, në çdo hap që ti hedh. Më poshtë po listojmë disa nga përfitimet e të bërit hiking:
 
                                            

·         Hiking në natyrë përmirëson shëndetin mendor

Hiking është më i larmishëm nga shumë lloje të tjera të stërvitjes, veçanërisht ato të ndërmarra në një palestër. Jo vetëm që stërvitja juaj mund të jetë e ndryshme çdo herë, në varësi nga itinerarët që merrni, por edhe peizazhi që do të ndryshojë, në sezone të ndryshme. Hiking në natyrë mund t’ju ndihmojë për të mbajtur motivimin tuaj për t’u stërvitur duke e bërë atë më interesant. Hiking është një sport që të jep mundësi për t’u socializuar me njerëz të tjerë, për të bërë miqësi të reja. Për më tepër të jep ndjesinë e argëtimit, sesa thjesht të një sporti që e praktikon për të mbajtur formën trupore.  Hiking është një sport i cili largon stresin dhe lufton pagjumësinë duke të vendosur në konkakt me natyrën. Të gjitha këto kontribojnë për një shëndet mendor sa më të mirë.
 

·         Hiking në natyrë përmirëson shëndetin fizik

Hiking është një aktivitet sportiv që mund ta bëjë kushdo, pavarësisht nivelit të tij/saj të fitnesit. Në varësi të dëshirës dhe mundësisë së grupit, mund të ndjekim një shteg me nje terren të sheshtë, me vështirësi të ulët, ose mund të ndjekim një shteg malor me vështirësi të lartë apo dhe diçka të ndërmjetme. Ky lloj sporti sjell presion në kockat tuaja, inkurajon strukturën e kockave dhe zvogëlon shanset e osteoporozës. Duke qenë i ekspozuar ndaj diellit, do të rrisni edhe nivelet e vitaminës D. Ky sport përmirëson shëndetin tuaj kardiovaskular duke ulur shansin për t’u prekur nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Gjithashtu ju krijoni një trup të tonifikuar me muskuj, sidomos gjymtyrët e poshtme të trupit.
 

·         Hiking si një ushtrim aerobik përmirëson:

- Shëndetin tuaj të zemrës, mushkrive, enëve të gjakut.
- Shëndetin e personave të prekur nga tensioni i lartë dhe diabeti i tipit 2
- Shëndetin e personave që kanë nivel të lartë të kolesterolit dhe triglicerideve
- Shëndetin mendor të personave që vuajnë nga depresioni
- Simptomat e atyre që vuajnë nga osteoporoza dhe artriti reumatoid
- Shëndetin mendor duke ”zbrazur” trurin nga stresi dhe problemet e javës
 

·         Çfarë duhet të marrim me vete përpara se të nisemi për eksplorim?

Edhe sportistët me përvojë harrojnë gjërat ndonjëherë.

Gjithmonë duhet të merrni me vete pak më shumë gjëra

se sa mendoni se do t'ju nevojiten. Duhet të kombinoni

ujin me pijet energjetike për te zëvendësuar nivelin e

elektroliteve dhe kripës që humbet me anën e djersës

në trup. Më poshtë po ju listojmë gjërat më të

domosdoshme për ta bëre udhëtimin tuaj sa më komod.

·         Ushqimi

Kjo është një tjetër kategori ku duhet të sillni më shumë se sa keni nevojë, dhe të sillni një shumëllojshmëri ushqimesh. Duhen konsumuar ushqime të thata, fruta herë pas here për të mbajtur një nivel të lartë energjie në trup, gjatë gjithë kohës. Kurse ushqimet shumë kalorike duhen konsumuar në drekë. Ushqimet qe këshillojmë të merrni me vete:

- Çokollata dhe fruta të thata si stafidhe, fiq, hurma arrabe, banane
- Gjalpë kikiriku, djath kaçkavall dhe pije proteinike
- Ara, bajame, lajthi, fara te ndryshme etj

·         Rrobat e domosdoshme
 

Përveç këpucëve të përshtatshme me shtresa ortopedike, gjithmonë zgjidhni rrobat sipas stinës dhe kushteve klimaterike. Kontrolloni motin para se të niseni, për të parë temperaturat dhe mundësinë e rënies të shiut. Gjërat që ju nevojiten:

- Xhaketë e lehtë kundra shiut
- Këmishë me mëngë të gjata
- Xhaketë termike për të ruajtur temperaturën e trupit tuaj
- Pantallona të gjata
- Një pale çorape rezervë
- Kapele kundra diellit
- Dorashka

·         Kutia e ndihmës së shpejtë
                                 
Nuk keni pse e teproni, por disa mjete duhet ti keni gjithmonë me vete, pavarësisht nga gjatësia e itinerarit. Dhe një batanije shtesë për çdo rast. Ju nevojiten:

- Fshirës antiseptik, garza, fasho, aspirina dhe ibuprofen,
- Pinceta, shirita mjekësor, ngjitës, kripra rehidratues,
- Paramandë, trajtim mjekësor, shkrepse, birbil, pasqyrë,
- Medikamente, doreza kirurgjikale etj

·         Aksesor të domosdoshëm

Shpesh i neglizhojmë këto aksesor, por janë vërtet të nevojshëm pasi e bëjnë eksplorimin më komod. Ju nevojiten:

- Krem mbrojtës nga dielli, zbutës buzësh, spray kundër insekteve,
- Syze dielli, syze me ngjyrë në terrene me borë, prozhektor nate,
- Thika multifunksionale, fasho për lidhjen e kyçeve, kaviljes, gjunjëve, letër higjenike
- Harta, guida dhe përshkrime rreth itinerarëve të përzgjedhur, GPS dhe kompas,
- Shkopinj hikingu, guida mbi florën dhe faunën e zonës ku zhvillohet eksplorimi,
- Kamera fotografike, dron, dylbi, sinjalizues flakëhedhës, anti-helm gjarpri etj.

Hiking është një sport i ri në Shqipëri, megjithatë ka shumë mundësi për t’u zhvilluar, pasi natyra shqiptare është mjaft e pasur dhe të ofron larmishmëri terrenesh, në të gjitha stinët e vitit.
 

Përgatiti materialin:  

Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale” 

Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

                                 
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 
Për më shumë informacion na gjeni në : 
 


 
 

No comments:

Post a Comment