Ekzistojne disa menyra:
1. Nepermjet ushqimit qe konsumojme perpara se te nisemi ne udhetim
2. Nepermjet teknikave te frymemarjes dhe frymenxjerrjes duke krijuar rritje te ndryshme per te shtuar sasine e oksigjenit ne gjak
3. Sapo zgjohemi, gjeja e pare qe mund te bejme eshte te pime nje gote me uje te vaket, pak mjalte, nje fete limon dhe xhinxher. Kjo recete eleminon te gjitha toksinat qe jane akumuluar nga nata e kaluar.
Pas kesaj fillojme te konsumojme nje mengjes kalorik per te patur energji ne trup gjate gjithe dites. Duhet te kemi parasysh se:
Duke konsumuar ushqime alkaline, ose pak alkaline ne evitojme krijimin e aciditetit te tepert ne organizem. Sic e dime, aciditeti krijon kushte te favorshme per zhvillimin e patogjeneve te ndryshem si bakteret, viruset etj, prandaj cdo perpjekje nga ana juaj per te shtuar ushqimet si spinaqi, brokoli, selino, gjethet e mustardes, avokado, bajame, bamje, fara lini, koper, kakao, borzilok, fara kungulli, kale, brokoli, kuinoa, spinaq, uji i ares se kokosit, kivi, laker brukseli, fiq, kanelle, hudher, timar, shafran trupi do tju falenderoj.
Nje tjeter menyre e cila ju ndihmon per te patur nje performance te larte eshte teknika e frymemarjes "Metoda Wim Hof" (Wim Hof, atlet ekstrem i njohur si "njeriu i akullt", i famshem per banjot me akull, apo vrapimet zbathur, pa bluze ne terrene me borre.) Kjo konsiston ne rritjen e nivelit te oksigjenit ne gjak. Frymemarja behet e thelle derisa te arrihet kapaciteti maksimal i mushkrive, kurse frymenxjerja e shkurter dhe jo e plote. Duhet patur parasysh qe sasia e ajrit qe hyn ne organizem te jete me e madhe se ajo qe del. Kjo gje perseritet nga 21-36 here. Kujdes mos ta shkelni kete numer pasi mund te perjetoni nje ndjesi te cuditshme, ne zonen e ballit.
Menyre tjeter alternative per te rritur rezistencen eshte berja banje me uje te ftohte. Por si cdo ushtrim kjo gje do praktike. Fillohet qe ne vere, pergatitet trupi dhe behet vetem per nje kohe te shkurter, asnjehere kur kemi simptoma ftohjeje apo gripi.
Megjithate, si cdo gje ne jete, gjithcka fillon nga mendja jote…Vullneti eshte ai qe do tju bej te shtyni veten pertej limitit tuaj. Kur mendoni se keni arritur sforcimin tuaj maksimal, dijeni se keni dhene vetem 40 % te kapacitetit tuaj. Cdo gje varet nga sa ju deshironi te arrini objektivin tuaj.
Alpinizmi nuk eshte vetem sport, nuk ka rregulla, cdo gje mund te ndodhe. Eshte perballja me te panjohuren, me te papriturat qe te sjell rruga. Cdo gje behet per te testuar veten dhe per te vertetuar se limitet jane bere per tu thyer.
Materiali u pergatit nga Alexander Paskali - Arkitekt dhe Planifikues Urban, Koordinator i Projektit "Hiking South Albania" dhe "Dropull, nje eksperience rurale"
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara "Hiking South Albania" - Guida malore dhe "Dropull nje eksperience rurale"
©Copyright Hiking South Albania
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Per me shume informacion na gjeni ne : https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/
No comments:
Post a Comment