
Mali I Cajupit eshte nje nga malet me te vizitueshme ne qarkun e Gjirokastres, jo vetem sezonin e veres por edhe gjate dimrit ku te apasionuar pas sporteve te skise apo alpinizmit nuk ngurrojne te vijne me gjithe temperaturat e uleta nen zero. Padyshim kjo prezence e larte e vizitoreve shpjegohet dhe nga afersia me qytetin e Gjirokastres, vetem 25 km por edhe nga peisazhi I mbrekullueshem qe kjo zone te ofron, mjafton te permendim luadhin e Cajupit te rrethuar nga maja qe variojne nga 1258 m - 1958 m ne drejtimin e Tepelenes. Pikerisht majen e Strakavecit (1958 m) grupi "Hiking South Albania" zgjodhi per te ngjitur kete fundjave.

Ngjitja fillon ne lartesine 1310 m dhe ecet pergjate nje terreni malor rreth 1 ore duke arritur ne lartesine 1726 m. Pikerisht ketu perballeni me nje surprize natyrore pasi pikerisht ne kete zone ndodhet lendina e rrethuar nga majat e thyera te cilat e bejne kete zone mjaft te pershtatshme per kamping. Kjo zone eshte e mbrojtur nga era dhe mund te zhvillohen aktivitete rekreative ne stinen e veres. Kjo zone ka nje prezence te larte te skiftereve, duke qene nje zone e cila aksesohet pak nga njerezit per shkak te terrenit te thyer, por edhe thellezat e malit nuk mungojne.


Te gjitha te drejtat jane te rezervuara "Hiking South Albania" - Guida malore dhe "Dropull nje eksperience rurale"
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.