
Me tej vazhdojme rrugen drejt manastirit, ne lartesine 300m, 3.6km larg qendres se fshatit. Ky manastir I kushtohet "Fjetjes se Hyjlindeses" , feste e cila kremtohet cdo vit ne 15 gusht nga banoret e fshatrave te minoritetit. Perpara se te arrijme ne manastir kalojme neper nje shteg I cili te con te banjat e purifikimit te murgjve, nje mjedis mjaft intim I sistemuar dhe I rrethuar nga bimesia e pasur e zones.


Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe eksonarteksi. Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë triapsidal dhe ka përmasa të brendshme 6.80x5.60 metra. Kisha është ndërtuar me gurë shtresorë të vendosur në mënyrë të rregullt. Tamburi i kishës është tetëfaqësh dhe i zbukuruar.
Gjithashtu edhe korniza nën çati përbëhet me radhë në formë dhëmbësh të alternuara me radhë të drejta.
Kisha është ndërtuar në vitin 1600 prej hieromonakut Kristofor. Këtë e vërteton një mbishkrim i gdhendur në gur mbi portën perëndimore brenda narteksit.
Apsida e kishës është pesëfaqëshe. Mbi apsidën e murit jugor brenda kishës gjendet mbishkrimi: “Lutje e shërbëtorit të perëndisë Hjokë Quriakut, nga katundi Mashkullorë”. Mbi një vulë prej druri është shkruar: “Vula e së mbishenjtës Hyjlindëse, e mbiquajtur e ravenias, mbi katundin Goranxi 1622”.
Ky manastir mendohet te jete ndertuar ne kohen e Perandorit Justinian ne shek. 6 dhe eshte pasuruar me pikturat e sotme ne shek 16. Arkitektura unike e ketij manastiri te ben te mendosh se eshte nje perzierje e artit oriental dhe atij gotik, I cili shpjegon dhe emrin e manastirit Raveniotissa(nga Ravenna, Itali) dhe statujat unike qe dekorojne hapesiren e shenjte brenda saj.
Përgatiti materialin:
Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”
Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale”
©Copyright Hiking South Albania
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Për më shumë informacion na gjeni në :
No comments:
Post a Comment