Mali I Cajupit eshte nje nga malet me te vizitueshme ne qarkun e Gjirokastres, jo vetem sezonin e veres por edhe gjate dimrit ku te apasionuar pas sporteve te skise apo alpinizmit nuk ngurrojne te vijne me gjithe temperaturat e uleta nen zero. Padyshim kjo prezence e larte e vizitoreve shpjegohet dhe nga afersia me qytetin e Gjirokastres, vetem 25 km por edhe nga peisazhi I mbrekullueshem qe kjo zone te ofron, mjafton te permendim luadhin e Cajupit te rrethuar nga maja qe variojne nga 1258 m - 1958 m ne drejtimin e Tepelenes. Pikerisht majen e Strakavecit (1958 m) grupi "Hiking South Albania" zgjodhi per te ngjitur kete fundjave.
Ngjitja fillon ne lartesine 1310 m dhe ecet pergjate nje terreni malor rreth 1 ore duke arritur ne lartesine 1726 m. Pikerisht ketu perballeni me nje surprize natyrore pasi pikerisht ne kete zone ndodhet lendina e rrethuar nga majat e thyera te cilat e bejne kete zone mjaft te pershtatshme per kamping. Kjo zone eshte e mbrojtur nga era dhe mund te zhvillohen aktivitete rekreative ne stinen e veres. Kjo zone ka nje prezence te larte te skiftereve, duke qene nje zone e cila aksesohet pak nga njerezit per shkak te terrenit te thyer, por edhe thellezat e malit nuk mungojne.
Me tej vazhdojme ngjitjen per ne majen e Strakovecit rreth 1 ore duke pershkuar distancen 2.1 km. Padyshim pamja eshte spektakolare, pasi te jep mundesine te shohesh perballe luginen e Drinos por edhe mbrapa luadhin e Cajupit dhe pyllin e dushkut nga ana e Zagorise.
Me tej vazhdojme rrugen ne drejtim te Lemit te Lekos ne distancen 1.2 km ku dhe bejme nje pushim te paracaktuar. Per te gjithe ata qe deshirojne ne mund te vazhdojme rrugen drejt majes se Golikut 1722 m, nje rruge me ulje dhe ngritje te terrenit pergjate majes, ne distancen 4.8 km nga lemi ose mund te kthehemi mbrapa ne varesi te grupit dhe pergatitjes fizike te tyre.
Përgatiti materialin:
Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”
Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara "Hiking South Albania" - Guida malore dhe "Dropull nje eksperience rurale"
©Copyright Hiking South Albania
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
No comments:
Post a Comment