Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Thursday, June 14, 2018

MAJA E STRAKAVECIT 1958 M

Mali I Cajupit eshte nje nga malet me te vizitueshme ne qarkun e Gjirokastres, jo vetem sezonin e veres por edhe gjate dimrit ku te apasionuar pas sporteve te skise apo alpinizmit nuk ngurrojne te vijne me gjithe temperaturat e uleta nen zero. Padyshim kjo prezence e larte e vizitoreve shpjegohet dhe nga afersia me qytetin e Gjirokastres, vetem 25 km  por edhe nga peisazhi I mbrekullueshem qe kjo zone te ofron, mjafton te permendim luadhin e Cajupit te rrethuar nga maja qe variojne nga 1258 m - 1958 m  ne drejtimin e Tepelenes. Pikerisht majen e Strakavecit (1958 m) grupi "Hiking South Albania" zgjodhi per te ngjitur kete fundjave.

Ngjitja fillon ne lartesine 1310 m dhe ecet pergjate nje terreni malor rreth 1 ore duke arritur ne lartesine 1726 m. Pikerisht ketu perballeni me nje surprize natyrore pasi pikerisht ne kete zone ndodhet lendina e rrethuar nga majat e thyera te cilat e bejne kete zone mjaft te pershtatshme per kamping. Kjo zone eshte e mbrojtur nga era dhe mund te zhvillohen aktivitete rekreative ne stinen e veres. Kjo zone ka nje prezence te larte te skiftereve, duke qene nje zone e cila aksesohet pak nga njerezit per shkak te terrenit te thyer, por edhe thellezat e malit nuk mungojne.

Me tej vazhdojme ngjitjen per ne majen e Strakovecit rreth 1 ore duke pershkuar distancen  2.1 km. Padyshim pamja eshte spektakolare, pasi te jep mundesine te shohesh perballe luginen e Drinos por edhe mbrapa luadhin e Cajupit dhe pyllin e dushkut nga ana e Zagorise.

Me tej vazhdojme rrugen ne drejtim te Lemit te Lekos ne distancen 1.2 km  ku dhe bejme nje pushim te paracaktuar. Per te gjithe ata qe deshirojne ne mund te vazhdojme rrugen drejt majes se Golikut 1722 m, nje rruge me ulje dhe ngritje te terrenit pergjate majes, ne distancen 4.8 km nga lemi ose mund te kthehemi mbrapa ne varesi te grupit dhe pergatitjes fizike te tyre.

Përgatiti materialin:  

Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”  

Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

Te gjitha te drejtat jane te rezervuara  "Hiking South Albania" - Guida malore dhe "Dropull nje eksperience rurale"  

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

      Per me shume informacion na gjeni ne  :

https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/

Wednesday, June 6, 2018

MANASTIRI I RAVENES DHE BANJAT E PURIFIKIMIT

Goranxia eshte nje fshat I cili ndodhet ne Dropullin e Poshtem, vetem 9 km nga qyteti I Gjirokastres. Ne qender te fshatit ndodhet kisha e shen Gjergjit dhe ne vazhdimesi te grykes ndodhet ne maje te nje kodre, krenare, kisha e shen Thanasit. Peisazhi I vecante shkembor I zones e ben mjaft te pershtashem per ngjitje me pajisje per te gjithe ata qe jane te apasionuar pas ketij sporti. 

Me tej vazhdojme rrugen drejt manastirit, ne lartesine 300m, 3.6km larg qendres se fshatit. Ky manastir I kushtohet "Fjetjes se Hyjlindeses" , feste e cila kremtohet cdo vit ne 15 gusht nga banoret e fshatrave te minoritetit. Perpara se te arrijme ne manastir kalojme neper nje shteg I cili te con te banjat e purifikimit te murgjve, nje mjedis mjaft intim I sistemuar dhe I rrethuar nga bimesia e pasur e zones.

Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe eksonarteksi. Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë triapsidal dhe ka përmasa të brendshme 6.80x5.60 metra. Kisha është ndërtuar me gurë shtresorë të vendosur në mënyrë të rregullt. Tamburi i kishës është tetëfaqësh dhe i zbukuruar.

Gjithashtu edhe korniza nën çati përbëhet me radhë në formë dhëmbësh të alternuara me radhë të drejta.
Kisha është ndërtuar në vitin 1600 prej hieromonakut Kristofor. Këtë e vërteton një mbishkrim i gdhendur në gur mbi portën perëndimore brenda narteksit.
Apsida e kishës është pesëfaqëshe. Mbi apsidën e murit jugor brenda kishës gjendet mbishkrimi: “Lutje e shërbëtorit të perëndisë Hjokë Quriakut, nga katundi Mashkullorë”. Mbi një vulë prej druri është shkruar: “Vula e së mbishenjtës Hyjlindëse, e mbiquajtur e ravenias, mbi katundin Goranxi 1622”. 

Ky manastir mendohet te jete ndertuar ne kohen e Perandorit Justinian ne shek. 6 dhe eshte pasuruar me pikturat e sotme ne shek 16. Arkitektura unike e ketij manastiri te ben te mendosh se eshte nje perzierje e artit oriental dhe atij gotik, I cili shpjegon dhe emrin e manastirit Raveniotissa(nga Ravenna, Itali) dhe statujat unike qe dekorojne hapesiren e shenjte brenda saj. 

Përgatiti materialin:  

Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”  

Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.
                                       
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Për më shumë informacion na gjeni në : 

Tuesday, June 5, 2018

LIQENET E PEPELIT DHE MANASTIRI I SHEN TRIADHES

Fshati  Pepel  ndodhet  ne Dropullin e Siperm, 30 km larg nga qyteti i Gjirokastres me nje popullsi  rreth 700 banore. Kufizohet ne Veri  nga  fshati  Vodhine, ne  Jug  nga  fshati  Klishar, ne  Perendim  nga mali I Pelicase  1260 m  dhe  ne  Lindje  nga  3  liqenet  artificiale  te  Pepelit  perkatesisht 36 Ha; 4.5 Ha; 9.3 Ha.

 I  ndertuar  ne  lartesine  400-600 m mbi  nivelin  e  detit, ky  fshat  ndahet  ne  3 lagje  kryesore  dhe renditet  si  nje  nga  fshatrat  me  siperfaqen  me  te  madhe  ne Bashkine  e  Dropullit. Kjo  zone sebashku  me  fshatin  Selo  permendet  ne “Iliaden”  e  Homerit  si  nje  nga  qyteterimet  me  te hershme. Gjate  pushtimit  turk  u  zhduken  te  gjitha  dokumentat  e  meparshme. E  vetmja  e  dhene gjendet  ne  hyrje  te  fshatit  Drite, pikerisht  ne  varrin  e  Aleksandrit, djalit  te  Kristofor  Gjinit  i  cili thuhet  se  e  bleu  nga  agallaret  turq  Pepelin  me  1851.
   
Gjithashtu vlen  te  permenden  liqenet artificiale  te  Pepelit  te  ndertuara  pas  viteve  70, si  nje  pike  atraktive per  turistet  e  aventures, pasi ne  to  mund  te  zhvillohen  mjaft  mire  aktivitetet  si : Kamping,  Barbeky,  Peshkim,  Kayak,  Kalerim, ecje me  bicikleta,  Hiking etj.
 
Ne  distancen  4.5 km  nga  liqeni  I  madh  I Pepelit  ndodhet  manastiri  I shen  Triadhes. Disa nga banoret e zones permendin se ky manastir  eshte  ndertuar  mbi  gjurmet  e  nje manastiri  me  te  hershem  ne  mesin  e  shek 18. Mendohet se eshte ndertuar ne vitin 1748 nga murgu Filotheo  nga  Dhivri  I  Sarandes  dhe  pikturat  murale  nga  mjeshtri   Adamanti  nga  Kuci  nen mbikqyrjen e Peshkopit te Drinopolit, Mitrofan  ne  po  te njejtin  vit. Ky  manastir  cilesohet  si “manastiri  I  te varferve  dhe  te  debuarve” . Nen  drejtimin  e  murgut  Cezar (1859-1861) ky manastir  sherbente si nje qender  polifunksionale me cerdhe, “cmendina” dhe shkolla.
     
Ne dokumentat e kohes permendet  se  njerezit  vinin  ne  kete  qender  per  tu  sheruar  qe  nga  Preveza  dhe  deri  ne  Vlore. Te famshme  ishin  festat  e  manastirit  te  cilat  zgjasnin  4 dite.  Me 28 Maj festohet cdo vit festa e shen Triadhes, ku banoret  nga gjithe zonat e Dropullit mblidhen dhe festojne sebashku kete dite te shenjte.

Përgatiti materialin:  

Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”  

Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.
                                          
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Për më shumë informacion na gjeni në : 

             https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/

Friday, March 30, 2018

SELO, NJE HISTORI E PATREGUAR 3000 VJECARE, E MBULUAR NGA PLUHURI I HARRESES

Prej 6 vitesh jam pjesë e një grupi të vogël të rinjsh të apasionuar pas historisë së antikitetit, sporteve të natyrës dhe arkeologjisë, në kërkim të gjurmëve të së shkuarës, me nje mision të përbashkët: Promovimin e zonave të thella rurale, për më shumë akses dhe zhvillim.

Udhëtuam këtë fundjavë drejt  Selosë  dhe rrënojave të Selosë, një monument i vendosur në një terren tepër të aksidentuar në grykën shkëmbore të lumit të Klisharit. Sipas shpjegimeve paraprake të arkeologut prof. dr. Dhimitër Çondi, muret me gurë jashtëzakonisht të mëdhenj që gjenden në të majtë të rrjedhës së lumit të Klisharit janë pjesë e një siti të lashtë arkeologjik, që shkon thellë në periudhën midis shekujve IV-II dhe i përkasin një fortifikimi të banuar, që nëpërmjet kullave dhe pozicionit jashtëzakonisht dominant kontrollonte mjaft mirë lëvizjet në luginën e ngushtë midis fshatrave Klishar dhe Selo. “Bëhet fjalë për mbrojtjen e fortifikuar të një territori të banuar në lashtësi, që gjendet midis maleve të larta të Morganës dhe në kufijtë midis tri fiseve të lashta: Kaonisë, Thesprotisë dhe Molosisë”.
Rrënojat e kalasë  të  Selosë  që, sipas arkeologëve, datojnë ndoshta të moshës 2500 – 3000 vjeçare,  gurë “ciklopikë” të përmasave të jashtëzakonshme, që peshojnë me dhjetëra tonë janë lëvizur nga muret dhe janë rrokullisur në greminë, duke shkatërruar në pjesën më të vizitueshme një nga dëshmitë më monumentale të jetës antike në territorin e Shqipërisë.

Histori e lashtë, që gremiset në humnerat e harresës larg veshit të sotëm indiferent për të shkuarën. Pa njohur të shkuarën nuk ka të ardhme. Po flemë dhe duket sikur vuajmë nga një humbje kujtese kolektive që na bën ta shohim me indiferentizëm historinë tonë disa mijëra-vjecare.
 
Monumenti që të imponohet me vertikalitetin dhe madhështinë e tij, në pjesën më të mundshme për t’u vizituar, përbëhet nga një mur i madh fortifikues rreth 110 metra i gjatë, rreth 3 metra i gjerë dhe vende-vende edhe 4-5 metra i lartë, mur i cili zbret pingul në shpatin e pjerrët të malit nga ana e fshatit të Selosë drejt shtratit të lumit dhe përfundon në një kullë vrojtimi të përmasave 4 x 5 metra. Pikërisht në dyshemenë e kësaj kulle dhe në pjesën qendrore të mureve të kullës, që është dhe pjesa më e dukshme për syrin e vizitorit që lëviz në rrugën këmbësore që kalon paralel me rrjedhën e lumit. Me shpresën se do ketë  më  tepër vëmendje në  të  ardhmen, vazhduam rrugëtimin tonë  drejt fshatit të  bukur të  Selosë.

Sapo mbërijmë në qendër të fshatit përballemi me pamjen e mbrekullueshme që  të  ofron maja e Stugarës e cila vetëm gjatë  verës nuk është  e mbuluar nga dëbora. Duke ndjekur shtegun e njohur nga vendasit përballemi me një  terren shkëmbor por të  pasur me bimësi dhe prezencë  të  lartë uji në  formë  tarracash, të  cilat në  verë  mund të  shfrytëzohen për tu freskuar.

E përshtashme për tu vizituar gjatë gjithë vitit, Seloja të ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit shëtitës, për të gjithë ata që kërkojnë aventura larg zhurmës së qyteteve metropolitane. Personat që e vizitojnë për here të pare Selonë përjetojnë ndjesinë e të qënit një me natyrën, me florën dhe faunën e pasur të zonës.

Martin, një turist gjerman që e vizitoi Selonë vitin e kaluar nën drejtimin tonë, më tregoi se ishte mjaft I surprizuar me këtë vend. E pershkroi Selonë si një vend për të gjetur vetveten, si një lloj pelegrinazhi, një vend ku ti je I lirë të jesh vetvetja larg pajisjeve moderne (pasi ecen 3 km  nga fshati nuk kap sinjal celulari) komoditeteve, nje vend aq sa I thjeshtë dhe I egër.

Pikërisht kjo është e vecanta e Selosë. Të jep mundësinë për të përjetuar dicka ndryshe. Në distancën prej 6 km nga fshati gjendet zona e mbrojtur "Bredhi I Sotirës", një zone mjaft e dendur me bimësi dhe kafshë të egra si ujku, ariu, derri I egër, thellëza etj. Nëse kërkon të kalosh një natë në pyll me miqtë e tu është pikërisht kjo zona e cila ja vlen ta zgjedhësh.

 Midis zonës së bredhave dhe fshatit shtrihet lëndina që të con tek ish manastiri I profet Ilias, (e rrenuar) tashmë fare pak gjurmë kanë ngelur për të dëshmuar ekzistencën e saj. Derisa ndjek degëzimin dhe rrugën e përroit që të con për në Sotirë në fshatin ngjitur nga ana e majtë. Nëse je ende I pavendosur dhe nuk di ku të shkosh për të kaluar një fundjavë ndryshe, eja në Selo. Merr dhe shokët me vete, sepse aventurat janë bërë për tu ndarë me miqtë e tu më të ngushtë.

Përgatiti materialin:  

Aleksander Paskali – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale” 

Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

Për më shumë informacion na gjeni në : 
                                      https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/

Tuesday, February 6, 2018

Hiking në natyrë, për një trup dhe mendje të shëndoshë. Çfarë duhet të merni me vete përpara se të niseni për eksplorim

Hiking në natyrë ka një numër të madh përfitimesh për trupin dhe mendjen. Hiking është një sport jo i shtrenjtë dhe i lehtë për t’u filluar, kështu që ju mund të merrni pjesë pa marrë parasysh se sa i stërvitur jeni aktualisht. Territori shqiptar, duke qenë me një sipërfaqe të vogël, mjafton t’i hipësh makinës dhe mund ta përshkosh çdo cep të territorit brenda ditës. Hiking  është mënyra më e mirë për të njohur një zonë, për t’a shkelur atë dhe për t’u bërë pjesë e saj, në çdo hap që ti hedh. Më poshtë po listojmë disa nga përfitimet e të bërit hiking:
 
·         Hiking në natyrë përmirëson shëndetin mendor

Hiking është më i larmishëm nga shumë lloje të tjera të stërvitjes, veçanërisht ato të ndërmarra në një palestër. Jo vetëm që stërvitja juaj mund të jetë e ndryshme çdo herë, në varësi nga itinerarët që merrni, por edhe peizazhi që do të ndryshojë, në sezone të ndryshme. Hiking në natyrë mund t’ju ndihmojë për të mbajtur motivimin tuaj për t’u stërvitur duke e bërë atë më interesant. Hiking është një sport që të jep mundësi për t’u socializuar me njerëz të tjerë, për të bërë miqësi të reja. Për më tepër të jep ndjesinë e argëtimit, sesa thjesht të një sporti që e praktikon për të mbajtur formën trupore.  Hiking është një sport i cili largon stresin dhe lufton pagjumësinë duke të vendosur në konkakt me natyrën. Të gjitha këto kontribojnë për një shëndet mendor sa më të mirë.
 
·         Hiking në natyrë përmirëson shëndetin fizik

Hiking është një aktivitet sportiv që mund ta bëjë kushdo, pavarësisht nivelit të tij/saj të fitnesit. Në varësi të dëshirës dhe mundësisë së grupit, mund të ndjekim një shteg me nje terren të sheshtë, me vështirësi të ulët, ose mund të ndjekim një shteg malor me vështirësi të lartë apo dhe diçka të ndërmjetme. Ky lloj sporti sjell presion në kockat tuaja, inkurajon strukturën e kockave dhe zvogëlon shanset e osteoporozës. Duke qenë i ekspozuar ndaj diellit, do të rrisni edhe nivelet e vitaminës D. Ky sport përmirëson shëndetin tuaj kardiovaskular duke ulur shansin për t’u prekur nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Gjithashtu ju krijoni një trup të tonifikuar me muskuj, sidomos gjymtyrët e poshtme të trupit.
 
·         Hiking si një ushtrim aerobik përmirëson:

- Shëndetin tuaj të zemrës, mushkrive, enëve të gjakut.
- Shëndetin e personave të prekur nga tensioni i lartë dhe diabeti i tipit 2
- Shëndetin e personave që kanë nivel të lartë të kolesterolit dhe triglicerideve
- Shëndetin mendor të personave që vuajnë nga depresioni
- Simptomat e atyre që vuajnë nga osteoporoza dhe artriti reumatoid
- Shëndetin mendor duke ”zbrazur” trurin nga stresi dhe problemet e javës
 
·         Çfarë duhet të marrim me vete përpara se të nisemi për eksplorim?

Edhe sportistët me përvojë harrojnë gjërat ndonjëherë.

Gjithmonë duhet të merrni me vete pak më shumë gjëra

se sa mendoni se do t'ju nevojiten. Duhet të kombinoni

ujin me pijet energjetike për te zëvendësuar nivelin e

elektroliteve dhe kripës që humbet me anën e djersës

në trup. Më poshtë po ju listojmë gjërat më të

domosdoshme për ta bëre udhëtimin tuaj sa më komod.

·         Ushqimi

Kjo është një tjetër kategori ku duhet të sillni më shumë se sa keni nevojë, dhe të sillni një shumëllojshmëri ushqimesh. Duhen konsumuar ushqime të thata, fruta herë pas here për të mbajtur një nivel të lartë energjie në trup, gjatë gjithë kohës. Kurse ushqimet shumë kalorike duhen konsumuar në drekë. Ushqimet qe këshillojmë të merrni me vete:

- Çokollata dhe fruta të thata si stafidhe, fiq, hurma arrabe, banane
- Gjalpë kikiriku, djath kaçkavall dhe pije proteinike
- Ara, bajame, lajthi, fara te ndryshme etj

·         Rrobat e domosdoshme
 
Përveç këpucëve të përshtatshme me shtresa ortopedike, gjithmonë zgjidhni rrobat sipas stinës dhe kushteve klimaterike. Kontrolloni motin para se të niseni, për të parë temperaturat dhe mundësinë e rënies të shiut. Gjërat që ju nevojiten:

- Xhaketë e lehtë kundra shiut
- Këmishë me mëngë të gjata
- Xhaketë termike për të ruajtur temperaturën e trupit tuaj
- Pantallona të gjata
- Një pale çorape rezervë
- Kapele kundra diellit
- Dorashka

·         Kutia e ndihmës së shpejtë
                                 
Nuk keni pse e teproni, por disa mjete duhet ti keni gjithmonë me vete, pavarësisht nga gjatësia e itinerarit. Dhe një batanije shtesë për çdo rast. Ju nevojiten:

- Fshirës antiseptik, garza, fasho, aspirina dhe ibuprofen,
- Pinceta, shirita mjekësor, ngjitës, kripra rehidratues,
- Paramandë, trajtim mjekësor, shkrepse, birbil, pasqyrë,
- Medikamente, doreza kirurgjikale etj

·         Aksesor të domosdoshëm

Shpesh i neglizhojmë këto aksesor, por janë vërtet të nevojshëm pasi e bëjnë eksplorimin më komod. Ju nevojiten:

- Krem mbrojtës nga dielli, zbutës buzësh, spray kundër insekteve,
- Syze dielli, syze me ngjyrë në terrene me borë, prozhektor nate,
- Thika multifunksionale, fasho për lidhjen e kyçeve, kaviljes, gjunjëve, letër higjenike
- Harta, guida dhe përshkrime rreth itinerarëve të përzgjedhur, GPS dhe kompas,
- Shkopinj hikingu, guida mbi florën dhe faunën e zonës ku zhvillohet eksplorimi,
- Kamera fotografike, dron, dylbi, sinjalizues flakëhedhës, anti-helm gjarpri etj.

Hiking është një sport i ri në Shqipëri, megjithatë ka shumë mundësi për t’u zhvilluar, pasi natyra shqiptare është mjaft e pasur dhe të ofron larmishmëri terrenesh, në të gjitha stinët e vitit.