Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Tuesday, February 6, 2018

Hiking në natyrë, për një trup dhe mendje të shëndoshë. Çfarë duhet të merni me vete përpara se të niseni për eksplorim


                                              
 
Hiking në natyrë ka një numër të madh përfitimesh për trupin dhe mendjen. Hiking është një sport jo i shtrenjtë dhe i lehtë për t’u filluar, kështu që ju mund të merrni pjesë pa marrë parasysh se sa i stërvitur jeni aktualisht. Territori shqiptar, duke qenë me një sipërfaqe të vogël, mjafton t’i hipësh makinës dhe mund ta përshkosh çdo cep të territorit brenda ditës. Hiking  është mënyra më e mirë për të njohur një zonë, për t’a shkelur atë dhe për t’u bërë pjesë e saj, në çdo hap që ti hedh. Më poshtë po listojmë disa nga përfitimet e të bërit hiking:
 
                                            

·         Hiking në natyrë përmirëson shëndetin mendor

Hiking është më i larmishëm nga shumë lloje të tjera të stërvitjes, veçanërisht ato të ndërmarra në një palestër. Jo vetëm që stërvitja juaj mund të jetë e ndryshme çdo herë, në varësi nga itinerarët që merrni, por edhe peizazhi që do të ndryshojë, në sezone të ndryshme. Hiking në natyrë mund t’ju ndihmojë për të mbajtur motivimin tuaj për t’u stërvitur duke e bërë atë më interesant. Hiking është një sport që të jep mundësi për t’u socializuar me njerëz të tjerë, për të bërë miqësi të reja. Për më tepër të jep ndjesinë e argëtimit, sesa thjesht të një sporti që e praktikon për të mbajtur formën trupore.  Hiking është një sport i cili largon stresin dhe lufton pagjumësinë duke të vendosur në konkakt me natyrën. Të gjitha këto kontribojnë për një shëndet mendor sa më të mirë.
 

·         Hiking në natyrë përmirëson shëndetin fizik

Hiking është një aktivitet sportiv që mund ta bëjë kushdo, pavarësisht nivelit të tij/saj të fitnesit. Në varësi të dëshirës dhe mundësisë së grupit, mund të ndjekim një shteg me nje terren të sheshtë, me vështirësi të ulët, ose mund të ndjekim një shteg malor me vështirësi të lartë apo dhe diçka të ndërmjetme. Ky lloj sporti sjell presion në kockat tuaja, inkurajon strukturën e kockave dhe zvogëlon shanset e osteoporozës. Duke qenë i ekspozuar ndaj diellit, do të rrisni edhe nivelet e vitaminës D. Ky sport përmirëson shëndetin tuaj kardiovaskular duke ulur shansin për t’u prekur nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Gjithashtu ju krijoni një trup të tonifikuar me muskuj, sidomos gjymtyrët e poshtme të trupit.
 

·         Hiking si një ushtrim aerobik përmirëson:

- Shëndetin tuaj të zemrës, mushkrive, enëve të gjakut.
- Shëndetin e personave të prekur nga tensioni i lartë dhe diabeti i tipit 2
- Shëndetin e personave që kanë nivel të lartë të kolesterolit dhe triglicerideve
- Shëndetin mendor të personave që vuajnë nga depresioni
- Simptomat e atyre që vuajnë nga osteoporoza dhe artriti reumatoid
- Shëndetin mendor duke ”zbrazur” trurin nga stresi dhe problemet e javës
 

·         Çfarë duhet të marrim me vete përpara se të nisemi për eksplorim?

Edhe sportistët me përvojë harrojnë gjërat ndonjëherë.

Gjithmonë duhet të merrni me vete pak më shumë gjëra

se sa mendoni se do t'ju nevojiten. Duhet të kombinoni

ujin me pijet energjetike për te zëvendësuar nivelin e

elektroliteve dhe kripës që humbet me anën e djersës

në trup. Më poshtë po ju listojmë gjërat më të

domosdoshme për ta bëre udhëtimin tuaj sa më komod.

·         Ushqimi

Kjo është një tjetër kategori ku duhet të sillni më shumë se sa keni nevojë, dhe të sillni një shumëllojshmëri ushqimesh. Duhen konsumuar ushqime të thata, fruta herë pas here për të mbajtur një nivel të lartë energjie në trup, gjatë gjithë kohës. Kurse ushqimet shumë kalorike duhen konsumuar në drekë. Ushqimet qe këshillojmë të merrni me vete:

- Çokollata dhe fruta të thata si stafidhe, fiq, hurma arrabe, banane
- Gjalpë kikiriku, djath kaçkavall dhe pije proteinike
- Ara, bajame, lajthi, fara te ndryshme etj

·         Rrobat e domosdoshme
 

Përveç këpucëve të përshtatshme me shtresa ortopedike, gjithmonë zgjidhni rrobat sipas stinës dhe kushteve klimaterike. Kontrolloni motin para se të niseni, për të parë temperaturat dhe mundësinë e rënies të shiut. Gjërat që ju nevojiten:

- Xhaketë e lehtë kundra shiut
- Këmishë me mëngë të gjata
- Xhaketë termike për të ruajtur temperaturën e trupit tuaj
- Pantallona të gjata
- Një pale çorape rezervë
- Kapele kundra diellit
- Dorashka

·         Kutia e ndihmës së shpejtë
                                 
Nuk keni pse e teproni, por disa mjete duhet ti keni gjithmonë me vete, pavarësisht nga gjatësia e itinerarit. Dhe një batanije shtesë për çdo rast. Ju nevojiten:

- Fshirës antiseptik, garza, fasho, aspirina dhe ibuprofen,
- Pinceta, shirita mjekësor, ngjitës, kripra rehidratues,
- Paramandë, trajtim mjekësor, shkrepse, birbil, pasqyrë,
- Medikamente, doreza kirurgjikale etj

·         Aksesor të domosdoshëm

Shpesh i neglizhojmë këto aksesor, por janë vërtet të nevojshëm pasi e bëjnë eksplorimin më komod. Ju nevojiten:

- Krem mbrojtës nga dielli, zbutës buzësh, spray kundër insekteve,
- Syze dielli, syze me ngjyrë në terrene me borë, prozhektor nate,
- Thika multifunksionale, fasho për lidhjen e kyçeve, kaviljes, gjunjëve, letër higjenike
- Harta, guida dhe përshkrime rreth itinerarëve të përzgjedhur, GPS dhe kompas,
- Shkopinj hikingu, guida mbi florën dhe faunën e zonës ku zhvillohet eksplorimi,
- Kamera fotografike, dron, dylbi, sinjalizues flakëhedhës, anti-helm gjarpri etj.

Hiking është një sport i ri në Shqipëri, megjithatë ka shumë mundësi për t’u zhvilluar, pasi natyra shqiptare është mjaft e pasur dhe të ofron larmishmëri terrenesh, në të gjitha stinët e vitit.
 

Përgatiti materialin:  

Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale” 

Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

                                 
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 
Për më shumë informacion na gjeni në : 
 


 
 

Saturday, February 3, 2018

21 keshilla te rendesishme per ata qe eksplorojne natyren


Gjithmonë jini të përgatitur. Është motoja e grupit “Hiking South Albania”, dhe ajo duhet të jetë e juaja nëse po shkoni në natyrën e egër për një eksplorim. Harresa e gjërave të thjeshta si veshja e shiut, ushqimet e thata, ose një palë çorape të freskëta mund të rrënojnë aventurën e një dite. Edhe më keq, duke u kapur  i papërgatitur në një majë mali mund të jetë e rrezikshme, madje edhe vdekjeprurëse. Ndiqni këto 21 këshilla dhe qëndroni të sigurt në shtigje. 


1. Është më e sigurt të eksploroni me të paktën dy persona të tjerë. 
Çdo trimëri e panevojshme është budallallëk.  

2. Çdo hiker(eksplorator) duhet të mbajë një hartë dhe një busull dhe të dijë se si t'i përdorë ato.

3. Studioni paraprakisht një hartë dhe të keni me vete një udhërrëfyes gjeohapsinor gjurmësh (GPS) kështu që ju e dini në cdo kohë se ku po shkoni. 

   

4. Zgjidhni një itinerar që funksionon për të gjithë anëtarët e grupit tuaj. Ju nuk do të doni të ndaloni në gjysmë të rrugës, sepse një person nuk mund ta vazhdojë atë.

5. Moti i malit është dukshëm i ndryshueshëm. Temperaturat mund të bien deri në 12 gradë celsius në vetëm disa orë. Gjithmonë mbani shtresa të ngrohta dhe veshje kundra shiut.       

6. Nëse ka rrufe, mos ecni mbi vijën e pemëve, zonat e zhveshura, shkëmbore mbi vijën e pemëve, janë të parat që goditen nga rrufetë, sidomos kur jemi pranë majave të malit.


7. Njoftoni të afërmit, banorët e zonës që të dinë në cdo kohë se ku po shkoni. Në rast aksidentesh janë të parët që do kërkojnë ndihmë për ju. Mbani telefonin gjithmonë pranë vetes.

8. Merni me vete një minimum prej dy litrash ujë për person në ditë dhe një filtër uji për cdo rast.

9. Mos mbani rroba pambuku, pasi mban lagështirën brenda. Vishni materiale sintetike që thithin ujin nga lëkura dhe ju mbajnë të ngrohtë. 

  

10. Merrni një prozhektor dhe bateri shtesë për cdo rast. Nuk i dihet, mund tju zërë nata.

11. Gjithmonë jini të përgatitur të kaloni natën jashtë. Mjetet e nevojshme si : çadra, dyshekë, mjete për ndezjen e zjarrit, armë për vetmbrojtje, anti-helm kundra gjarprit etj.  

12. Merrni me vete ilaçin kundër insekteve dhe krem mbrojtës nga dielli. Lartësia e lartë dhe dielli janë brutale ndaj lëkurës.   


13. Merni një çantë të ndihmës së parë.       

14. Në rast të një aksidenti në fillim ndihmoni viktimën dhe pastaj vlerësoni situatën tuaj. Nëse nevojitet ndihmë e jashtme, shënoni kohën, rrethanat e aksidentit, llojin e lëndimit dhe peshën, moshën dhe gjininë e viktimës. Shënoni vendndodhjen tuaj në një hartë. Një person duhet të qëndrojë me viktimën ndërsa të tjerët të shkojnë për ndihmë.

15. Natyra është një vend i brishtë. Për ta mbrojtur atë, mblidhni të gjitha plehrat tuaja dhe mbuloni të gjitha shenjat e kalimit tuaj. Qëndroni jashtë pyllit gjatë sezonit të baltës së pranverës kur toka është veçanërisht e rrëshkitshme. Qëndroni në qendër të shtigjeve, duke ecur direkt përmes baltës nëse është e nevojshme, për të reduktuar erozionin. Në lartësi më të larta, bimët alpine janë shumë të brishta kështu që ju lutemi të qëndroni brenda shtigjeve. 

    
  

16. Merni një birbil ose një sinjalizues me ndricim me vete në rast se duhet të thërrisni për ndihmë.

17. Vishni këpucët e duhura. Çizmet e mëdha janë më të vështira për të udhëtuar se sa një këpucë e lehtë dhe fleksibël. Minimizoni peshën e këpucëve duke përzgjedhur një këpucë me mbështetje të kyçit, një këpucë me gomë të dhëmbëzuar nga ana e poshtme ose një nga këpucët më të lehta për hiking që janë në dispozicion në katalogët e pajisjeve të specializuara.

18. Vishni çorape najloni nën çorape, për të minimizuar irritimin dhe fryrjen e këmbëve tuaja. 


19. Programoni kohën që ju duhet  të mbërrini në destinacion dhe të ktheheni mbrapsht me gjithë ndalesat dhe respektoheni me përpikmëri atë.      

20. Merrni shumë ushqime për të ndihmuar në parandalimin e lodhjes. Ushqimet e renda nuk janë ushqimi më i mirë për një ngjitje të fortë. Arra dhe ushqime të tjera yndyrore janë më të vështira për t'u tretur kur trupi juaj po përdor oksigjen. Gjithashtu, shumë fruta mund të shkaktojnë shqetësime në tretje. Ushqimet më të mira janë bare sportive si Clif Bar, Promax, Balance Bar dhe të tjerë, si dhe ushqimet si, gjalp dhie dhe gjalp kikiriku.

21. Asnjëherë mos u nisni me këpucë të reja. Sigurohuni që ti provoni këpucët me disa udhëtime të shkurtër përpara se të provoni diçka sfiduese.

 

Përgatiti materialin:  

Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale” 

Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 
Për më shumë informacion na gjeni në : 
 


Tuesday, January 30, 2018

Si te rritesh rezistencen dhe performancen gjate alpinizmit? Keshilla praktike perpara se te nisni ekspediten tuaj


Gjithcka ka te bej me gjendjen ne te cilen ndodhet trupi kur performon aktivitetin fizik. Trupi kerkon atmosferen dhe kushtet e duhura kimike per te dhene kapacitetin maksimal te tij. Ai kerkon te performoje gjithmone ne nje mjedis alkalin, pra me nje pehash Ph > 7.5. Si mund ta harrijme kete gje do te pyesni?

Ekzistojne disa menyra:
1. Nepermjet ushqimit qe konsumojme perpara se te nisemi ne udhetim
2. Nepermjet teknikave te frymemarjes dhe frymenxjerrjes duke krijuar rritje te ndryshme per te shtuar sasine e oksigjenit ne gjak
3. Sapo zgjohemi, gjeja e pare qe mund te bejme eshte te pime nje gote me uje te vaket, pak mjalte, nje fete limon dhe xhinxher. Kjo recete eleminon te gjitha toksinat qe jane akumuluar nga nata e kaluar.

  

Pas kesaj fillojme te konsumojme nje mengjes kalorik per te patur energji ne trup gjate gjithe dites. Duhet te kemi parasysh se:

Duke konsumuar ushqime alkaline, ose pak alkaline ne evitojme krijimin e aciditetit te tepert ne organizem. Sic e dime, aciditeti krijon kushte te favorshme per zhvillimin e patogjeneve te ndryshem si bakteret, viruset etj, prandaj cdo perpjekje nga ana juaj per te shtuar ushqimet si spinaqi, brokoli, selino, gjethet e mustardes, avokado, bajame, bamje, fara lini, koper, kakao, borzilok, fara kungulli, kale, brokoli, kuinoa, spinaq, uji i ares se kokosit, kivi, laker brukseli, fiq, kanelle, hudher, timar, shafran trupi do tju falenderoj.

Nje tjeter menyre e cila ju ndihmon per te patur nje performance te larte eshte teknika e frymemarjes "Metoda Wim Hof" (Wim Hof, atlet ekstrem i njohur si "njeriu i akullt", i famshem per banjot me akull, apo vrapimet zbathur, pa bluze ne terrene me borre.) Kjo konsiston ne rritjen e nivelit te  oksigjenit ne gjak. Frymemarja behet e thelle derisa te arrihet kapaciteti maksimal i mushkrive, kurse frymenxjerja e shkurter dhe jo e plote. Duhet patur parasysh qe sasia e ajrit qe hyn ne organizem te jete me e madhe se ajo qe del. Kjo gje perseritet nga 21-36 here. Kujdes mos ta shkelni kete numer pasi mund te perjetoni nje ndjesi te cuditshme, ne zonen e ballit.


Menyre tjeter alternative per te rritur rezistencen eshte berja banje me uje te ftohte. Por si cdo ushtrim kjo gje do praktike. Fillohet qe ne vere, pergatitet trupi dhe behet vetem per nje kohe te shkurter, asnjehere kur kemi simptoma ftohjeje apo gripi.

 

Megjithate, si cdo gje ne jete, gjithcka fillon nga mendja jote…Vullneti eshte ai qe do tju bej te shtyni veten pertej limitit tuaj. Kur mendoni se keni arritur sforcimin tuaj maksimal, dijeni se keni dhene vetem 40 % te kapacitetit tuaj. Cdo gje varet nga sa ju deshironi te arrini objektivin tuaj.

   

Alpinizmi nuk eshte vetem sport, nuk ka rregulla, cdo gje mund te ndodhe. Eshte perballja me te panjohuren, me te papriturat qe te sjell rruga. Cdo gje behet per te testuar veten dhe per te vertetuar se limitet jane bere per tu thyer.

 

Materiali u pergatit nga Alexander Paskali - Arkitekt dhe Planifikues Urban, Koordinator i Projektit  "Hiking South Albania" dhe "Dropull, nje eksperience  rurale"

 
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara "Hiking South Albania"  - Guida malore dhe  "Dropull nje  eksperience rurale"

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Per me shume informacion na gjeni ne   : https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/



Monday, January 29, 2018

MAJA E FRASHERIT 1789M

Mali I Gjere eshte nje nga malet qe ndodhen ne jug te Shqiperise, ne qytetin e Gjirokastres. Majat me te larta nga veriu ne jug jane Mali I Pusit (1.564 m), Mali I Frasherit (1.800 m) dhe Mali I Nikollaqit (1.598 m)






Kete fundjave grupi "Hiking South Albania" ngjiti majen me te larte te Malit te Gjere, majen e Frasherit 1789 m. Terreni peson rritje ne lartesi prej 905m nga casti fillestar I nisjes. Pamja mbreselenese  (nga perroi I Skotinise dhe zones se mbrojtur, rezervatit natyror Kardhiq) qe te ofron kjo maje, niveli I veshtiresise dhe prezenca e bores e bejne kete destinacion per tu mos u humbur.  Ne pranvere (fund marsi) eshte koha me e mire per ta ngjitur kete maje per te gjithe ata qe jane te apasionuar pas alpinizmit. Ne jemi perhere e me teper ne kerkim te destinacioneve me te mira ne rajonin jugor. Nese kerkon te testosh limitet e vetes, te besh miqesi te reja, eja dhe ti me ne per te kaluar nje fundjave ndryshe!







           Maja e Frasherit 1789 m, mali i Gjere

Te gjitha te drejtat jane te rezervuara "Hiking South Albania" - Guida malore dhe "Dropull nje eksperience rurale"  

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


                                       Per me shume informacion na gjeni ne  

                           https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/

Friday, January 26, 2018

SOTIRA E BREDHAVE, E SHARRES SE UJIT, SOTIRA E MISTERSHME, THESARI I HARRUAR

Vendndodhja : midis grykave mahnitëse të Coklit të Selos, grykës së Havos në Sotirë, grykës së Koshovicës, Bashkia Dropull, Gjirokaster
Njësia Administrative: Dropull i Sipërm
-----------------------------------------------
1.Mjedisi / Natyra

Fshati i Sotirës ndodhet në jug-perëndim të Bashkisë së Dropullit. Në këtë zonë ndodhet monumenti i natyrës dhe zona e mbrojtur e Kategorisë së III-të “Bredhi i Sotirës”. Kjo zonë ofron pika peisazhistike, potenciale ekoturizmi dhe alpinizmi. Territori natyror i fshatit Sotirë, ka potencial të lartë për shkak të depozitimit më të madh të ujit, tokës, humusit dhe elementëve të tjerë ushqyes, është e pasur me vIera ekoIogjike, pejsazhistike, rekreative dhe ekonomike, për shkak dhe të përzjerjes së Ilojeve të ndryshme të drurëve, sidomos atyre halorë dhe fletorë, por edhe midis vetë fletorëve me vIera industriaIe, mjekësore dhe dekorative. Ato kanë një shtrirje 600-1,800m mbi nivelin e detit. Toka është e murrme pyjore (MP), ndërsa në pjesën e poshtme, pranë fshatit Sotirë është e hinjtë kafe dhe e formuar mbi formacione sedimentare e gëlqerore, të cilat e bëjnë këtë zonë mjaft pjellore. E përbërë nga male, kodra dhe një luginë ku ndodhet dhe fshati i Sotirës, kjo zonë është e pasur me pyje të dendur si pisha e zezë, bredhi i bardhe, ahu, panja e malit, shelgu i egër, bunga, bimë mjekësore, lule të rralla etj. Zona ka një faunë të egër që përfshin: derrin e egër, lepurin e egër, ujkun, kaprollin, dhelprën, thëllëzën e malit etj.

                                       

2.Trashëgimia Kulturore 

Ky fshat ka një rol të rëndësishëm për  Dropullit pasi aty zhvillohet dhe festa historike e Metamorfosis (transformimi i shpëtimtarëve).
Cdo vit ky fshat pret më shumë se 700 vizitues për këtë festë, e cila ndodh përreth Kishës se Shën Thanasit ku dikur qëndronte Manastiri i vjetër, dhe Kishës së Metamorfosis, ku më te rinjtë kërcejnë dhe përcjellin traditën, duke treguar historinë e krijimit të fshatit dhe legjendat e ngritura mbi këtë fshat.
Disa nga elementet me vlerë kulturore për t’u promovuar më gjerë janë dhe shkolla 8-vjeçare e Sotirës, Kisha e Shën Sotirës, rikthimi i Mullirit me ujë që është dhe një veçori e zonës, Sharra me ujë etj.


3.Potenciali Agro- Turistik

Kjo zonë ndodhet e rrethuar nga natyra dhe pejzazhi malor. Bimët medicinale dhe ato aromatike përbëjnë një pjesë të mirë të produkteve lokale që prodhon zona, të cilat mund të kthehen në produkte promovuese edhe të agro-turizmit. Disa nga produktet janë: cajrat terapeutikë, çaji i sherebelës, rigoni i bardhë, mentja e egër, njëmijëfletëshi, trumza, zhumbrica, trëndafil i egër, aguliçe, dëllenjë e zezë, shtog, hithër, lulëkuqe dhe kamomil. Produkte të tjera që mund t’I shtohen gamës së ofruar në kuadër të zhvillimit të agro-turizmit janë:  trofta, derri i egër, kërpudhat e egra  frutat e pyllit dhe shumë produkte të tjera bio. Disa nga produktet e kësaj zone janë mjaft të rralla, edhe brenda vetë  Dropullit.
Zhvillimi sado i vogël i turizmit është bërë shkak për nxitjen e zhvillimit spontan dhe momentalisht mjaft modeste të agro-turizmit, për të cilin kjo zonë ka një potencial mjaft të madh. Shkak për këtë mund të jetë dhe vetë struktura e fshatit, i cili është i rrethuar nga pyje të dendur dhe shkurre, të cilat shtrihen në mënyrë të tarracuar dhe përfundojnë në një luginë që përshkohet nga lumi.
Të gjitha produktet lokale dhe objektet e atraksionit turistik të kësaj zone mund të mblidhen në një distance prej 500-700 metrash,dhe  kjo e bën këtë zonë mjaft të përshtatshme për të zhvilluar një agro-turizëm autentik.

   
4.Potenciali konkurues në produkte   

Kjo zonë prodhon një sërë produktesh blegtorale, artizanale dhe autentike, të cilat tregëtohen në mënyrë të pa-organizuar në pjesë të ndyshme të territorit të  Dropullit. Tregëtimi ndodh kryesisht në bazë njohjesh dhe rekomandimesh, ku individë nga rajoni vijnë për të siguruar produkte specifike të zonës, lëndë të parë, ose të përpunuara sipas traditës së vjetër.
Zona ka një potencial të lartë në prodhimin e produkteve, por aksesi i dobët në treg dhe mungesa e hapësirave, teknologjisë apo dhe trajnimit të banorëve për përpunimin e këtyre produkteve, ka limituar tregëtimin dhe aksesin në treg. Potenciali konkurues i kësaj zone mund të aktivizohet dhe zhvillohet duke përpunuar produktet në shkallë lokale, dhe duke krijuar një brand unik dhe përfaqësues për zonën dhe metodikën që kjo zonë e përdor për të ruajtur ushqimin, duke përdorur kripën, bimët, drurët, etj.
Zona e Sotirës ka një histori në prodhimin e produkteve të saj dhe kjo veçanti i jep asaj një potencial të lartë për të qënë konkuruese jo vetëm në lokalitete të tjera, por dhe në rajon e vend.  

5.Aksesi në Infrastrukturë (konektiviteti)
     
Ky fshat ka vetëm një rrugë automobilistike, e cila është mjaft e amortizuar dhe e ngushtë me vetëm një kalim, dhe pa xhepa emergjence për shkëmbimin e automjeteve. Përgjatë shtrirjes së rrugës ka burime të shumta ujore, të cilat kalojnë torthorazi, duke e bërë shumë të veshtirë kalimin në stinën e dimrit, kur këto burime ngrijnë.
Mungesa e një sistemi largimi të ujërave nga rruga është një domosdodhmeri për të shmangur izolimin e zonës. Kjo rrugë lidh fshatin e Sotirës me Krionerin, Llongon dhe së fundmi rrugën  kryesore përgjatë lumit me Vriseranë. Fshati Sotirë lidhet gjithashtu nga ana perëndimore me rrugë malore e shtigje me fshatin Selo dhe Koshovicë. Riaktivizimi i këtyre shtigjeve dhe kalimeve do të favorizojë me tej zhvillimin e turizmit malor, alpinizmit apo edhe ski (maja e Murganes 1846m) në këtë zonë.
Për t’u marrë parasysh është fakti që fshati Selo dhe pylli i Selos bëjnë pjesë në të njëjtin ansambël vlerash dhe peisazhi me fshatin e Sotirës, pasi zona e pyllit të Selos përfshihet në zonën e mbrojtur të bredhit të Sotirës, ku ekziston dhe kalaja e vjetër e Selos, si dhe ikonostati i Shën Thanasit.

 

6.Territori dhe Popullsia   

Ky fshat ndodhet ne fund të një lugine të thellë dhe të gjatë, në një zonë malore të tarracuar rrëzë një mali të mbuluar me pyll bredhi të dendur, i cili është shpallur monument natyre. Vetë fshati përshkohet nga një lum që buron nga mali Murgana. Zona ka një terren të thyer dhe të tarracuar, dhe fshati është zhvilluar përgjatë luginës, që është pasur me bimësi pjellore.
Ndër vite popullsia lokale ka ndryshuar strukturën e saj për shkak të problematikave dhe izolimit të zonës. Aktualisht kjo zonë ka një popullsi prej rreth 430 banorësh. Ky numër ndryshon në verë, kur pjesa më e madhe e popullsisë kthehet nga emigrimi dhe ky fshat rifiton gjallërinë e tij.
Në këtë zonë ka 145 ndërtesa të vjetra të karakterit individual me maksimumi 2 kate, të ndërtuara me gurë, por pak të mirëmbajtura, për shkak dhe të mundësive ekonomike të limituara të banorëve dhe vështirësisë në akses. Karakteristikë në këtë fshat është shkolla që ndodhet pranë sheshit qëndror, një ndërtesë dy katëshe me vlera arkitektonike, e cila nëse riaktivizohet mund të mbulojë mjaft mirë nevojat e zonës për arsimim, dhe të shërbejë edhe si qendër sociale.

  
7.Të tjera  
Momentalisht në  Dropull është duke u hartuar Plani i Përgjithshëm Vendor. Në kuadër të këtij dokumenti për planifikimin e territorit, fshati i Sotirës shihet si një zonë e specializuar në zhvillimin e blegtorisë, kultivimin e përpunimin e bimëve medicinale, dhe zhvillimin e turizmit. Në këtë kuadër janë propozuar disa ndërhyrje, të cilat synojnë integrimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të fshatit Sotirë:  

- Krijimin dhe zhvillimin e fermave blegtorale (duke rritur cilësinë e kullotave, dhe duke shtuar  aktivitete shtesë alternative si pjesë e zhvillimit edhe të agro-turizmit); 
- Krijimin e rezervatit te kafsheve  dhe shpendeve te egra si dreri, thelleza, derri i eger etj. 
- Krijimi i bujtinave pritëse, që do të akomodojnë pushuesit në kuadër të zhvillimit të turizmit; 
- Ngritja e 1 kantine produktesh, që do të bëjë mbledhjen dhe ekspozimin e të gjithave llojeve të   produkteve që prodhon zona;  
- Restaurimi i kishës dhe Kullës së Sahatit, dhe ri-kualifikimi i hapësirave rreth tyre (lidhja me itinerar këmbësor dhe kalërimi me pjesën tjetër të fshatit dhe zonat e tjera); 
- Restaurimi i shkollës së Sotirës, dhe kthimi i saj edhe në një qendër sociale dhe komunitare; 
- Zyrtarizimi dhe promovimi i festës tradicionale të Metamorfosis;  
- Ngritja e një pike mobiliteti, ku mund të meren me qera makina off-road, biçikleta për terren malor, dhe kuaj për kalërim. 
- Plani parashikon gjithashtu të trajnojë banorët vendas për të mirepritur të gjitha këto aktivitete në zonë.  


8. Aktiviteti kryesor ekonomik (aktual) 
Sotira dikur e njohur për punishten që përpunonte esencat e bredhit, sherebelës, pishës, sot aktiviteti kryesor për këtë zonë është mbledhja e bimëve medicinale, bimëve aromatike (rigoni i bardhë) dhe çajrave të ndryshëm. Edhe pse ky aktivitet zhvillohet në mënyrë individuale të pa-organizuar, aksesi në treg është mjaft i vështirë dhe kushtëzon zhvillimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti. Kjo për shkak edhe të mungesës së një pike grumbullimi dhe përpunimi, apo dhe mungesës së identitetit të produkteve lokale përmes brandimit dhe markës lokale në treg. 
Për shkak të pozitës gjeografike, cilësive mjaft të mira peisazhistike dhe afërsisë me zonën e mbrojtur, ky fshat në mënyrë spontane ka zhvilluar një turizëm malor, peisazhistik dhe eko-turizmin. 
Momentalisht zona nuk zotëron kapacitetet e nevojshme (për strehim dhe ofrim shërbimesh) për të mirpritur turizmin në mënyrë të organizuar, por kjo s’ka penguar ardhjen e turistëve. Një pjesë e  rëndësishme e aktivitetit ekonimik në zonë e përbëjnë blegtoria dhe produktet blegtorale. Ky sektor gjithsesi has të njëjtën problematikë në lidhje me aksesin dhe brandimin, duke ulur ndjeshëm interesin e popullsisë lokale për të qëndruar dhe operuar në zonë përtej sezonit të verës dhe të aktiviteteve kulturore.   


9. Investimet në infrastrukturë publike të realizuara 

Në këtë fshat investimet kanë ardhur kryesisht si mbështetje e kishës për banorët e fshatit.
Infrastruktura është lënë në amortizim të plotë dhe nuk ka as makineri për pastrimin e borës gjatë sezonit të dimrit.
Një nga investimet e kryera këto 6 vitet e fundit është pikërisht rikonstruksioni i sheshit para kishës, i cila ka lindur si nevojë për hapësirë për aktivitetet e ndryshme që organizohen në këtë fshat.
Rikonstruksoni I kësaj pjese është bërë duke përdorur elemente lokale si guri dhe druri për të ruajtur karakterin lokal të metodave të ndërtimit. Nga sa u tha me siper del nevoja e hartimit te nje projekt zbatimi per implementimin e pikave te mesiperme.
-------------------------------------------------
Pergatiti : Alexander Paskali
ARKITEKT,  PLANIFIKUES URBAN  

Aktivist  i levizjes per promovimin e zonave te thella rurale per me shume akses dhe zhvillim "Dropull a rural experience"

Drejtues i guidave lokale te personalizuara  ne zonen e Dropullit prej 6 vjetesh, vizita ne objektet e kultit dhe zonat e rendesise te vecante, dhe njohes mjaft i mire i shtigjeve malore "Hiking South Albania" 
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
                                   
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara "Hiking South Albania"  - Guida malore dhe  "Dropull nje  eksperience rurale"

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Per me shume informacion na gjeni ne   : https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/ 



Friday, January 19, 2018

GUESTHOUSE XHUMBA AND RURAL ACTIVITIES




Location: Dhuvjan, Municipality of Dropull, Gjirokaster, Albania
1.5 km from highway Gjirokaster-Kakavie
--------------------------------------
Contacts:
Marjeta owner of the guesthouse
Phone: +355695458616

Alexander Paskali , hiking guides & visits in the monasteries, churches, archeological sites
Phone: +355692520506
E-mail: alexander_088@yahoo.com
--------------------------------------

Terihat is a settlement in the municipality of Dropull, Gjirokaster County, in southern Albania. It is mostly populated by ethnic Greeks. The settlement lies at the foot of Mali i Gjere and it is bordered to the south by Gorice, to the north by Sofratike and to the east by Nepravishte.




If you see this sign in the highway : Turn right towards the center of the village, follow the main road and at 1.5 km distance is located our guesthouse. Featuring a garden, Xhumba Guesthouse offers accommodations in Dhuvjan. This property offers access to a terrace and free private parking.

With free Wifi, this guest house features a flat-screen TV, a washing machine, and a fully equipped kitchen with an oven and fridge. Guests can take in the views of the mountain from the balcony, which also has outdoor furniture. Additional in-room amenities include wine or champagne. Zaravina Lake is 20 miles from the guest house. The nearest airport is Ioannina Airport, 45 miles from Xhumba Guesthouse.

We offer a rural experience, turning you back in time and showing a simple lifestyle without the presence of technology. Far away from the noise of the city, the guesthouse offers parking for 3 cars, air conditioning, kitchen, 2 bathrooms , 3 rooms, while one room offers nice view with a balcony and a nice garden. 

       




FIRST DAY

Our hostel provides different activities such as hiking at Leftokare's mountain 1230 m with the beautiful view from the blue eye lake. We provide visits to shen Thanasi's church, decending across Dhuvjani's brook in a terrain with caves, visits to Dhuvjani's monastery and Adrianopol's ancient theater. (This itenerary is 12 km). 
After the visit in Adrianopol we are heading in our hostel for lunch. We realize that solid traditions should never go out of style. Gentility, hospitality, and good manners are a central part to Dropull identity. While the world is changing, things like humility, courtesy, and basic politeness are mainstays of any civilized society and that should never change. We are trying to bring back the Traditions, and you will experience them too.   


 



    SECOND  DAY

The second itenerary begins from Teqeja e Melanit in Vraho-Goranxi, than we are headed in Peshkepi e Siperme to visit saint Mary's church. After that we have some fishing time in the lakes of Radat enjoying the scenic view the three lakes have to offer. After 2 hours we are headed in our tavern under the shade of the big trees for  lunch. (The itenerary is 10 km)



                                    
THIRD DAY 

The 3rd day itinerary begins from village of Vrisera. Than we are headed to old town of Pepel mentioned in the Iliad of Homers. During the trip we will have the opportunity to see 3 lakes with beautiful landscape. This trip ends at St. Triad monastery of Pepel dating back from 18 century. Total distance hiking - 5 km one way from Vrisera village. 

  


This article is prepared by: Alexander Paskali - movement activist for the promotion of remote rural areas for more access and development “Dropull a rural experience” Coordinator of “Hiking South Albania” group, leader of personalized local guides in Dropull area for 6 years , visits to cult sites and areas of particular importance, very good connoisseurs of mountain trails. 

All rights reserved "Hiking South Albania" - Mountain Guides and "Dropull, a Rural Experience"

For more information you can find us at: 
https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/