Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Wednesday, April 22, 2020

COLD WATER SWIMMING VIROI LAKE

Albanians are skipping the heated pool and rediscovering the pleasures of lakes — even in winter.
                                                             By Alexander Paskali
                                                                    07.02.2020



Viroi lake is located 3 km away from Gjirokastra city and its natural underwater treasures have never been listed as a tourist attraction. It is one of the natural monuments of the city (a UNESCO World Heritage Site), announced as a protected area in 1982. Viroi underwater cave has a depth of 249 meters and is surrounded by wild pines on the outside. 


The cave is unexplored by the most tourists that come here, expect from divers, cavers and speleologists and adrenaline enthusiasts who are well experienced in cold water exposure. It seems that Albania’s nature keeps undiscovered secrets which are not yet explored or known by most of the people.


  

The site probably will remind you of a calming Monet painting, since the surface of the lake is covered in plants and flowers. Underneath the water surface, you can see many underwater plants and beautiful caves. It is possible to dive the lake and explore the caves more closely but you will need a thick neoprene costume to make the dive more comfortable. Also you need to be a skilled swimmer cause the water coming from natural spring makes a whirlpool effect apparently. 



We dived on 7th of February on a sunny day. The water temperature was 8-10 degrees Celsius and the water felt like ice cold once you submerge in it. You need to accustom your body temperature first by diving at the left side out of the spring natural water which is usually warmer and then enter into the spring water. Once you are inside let your body to adjust a little bit and calm yourself and your breathing, because the body usually takes an initial shock. We start by putting first our feet and then the upper body. Do not try to put your face and head inside for more than 3 seconds because it will get numb. But the level of adrenaline you feel afterward pays off. Cold exposure for a few minutes benefits your immune system and your mood in general so i suggest to all experienced divers and swimmers, but be careful because there are dangers to it. Do not try it if you feel weak or you have bad health conditions, because you are gonna regret it.



Below you will find the video from the moment of entering into the natural spring water: 

https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/posts/636074517249174?notif_id=1587529619324583&notif_t=page_post_reaction&ref=notif

This article is prepared by: Alexander Paskali - movement activist for the promotion of remote rural areas for more access and development “Dropull a rural experience” Coordinator of “Hiking South Albania” group, leader of personalized local guides in Dropull area for 6 years , visits to cult sites and areas of particular importance, very good connoisseurs of mountain trails. 

All rights reserved "Hiking South Albania" - Mountain Guides and "Dropull, a Rural Experience"


For more information you can find us at: 

https://www.facebook.com/Albanian.Adventurer/



Wednesday, February 19, 2020

KISHAT NE FSHATIN DERVICJAN


Dropulli është krahinë e rrethit te Gjirokastres e banuar nga minoritare me kombesi greke. Fshatrat e banuara nga minoriteti grek ndodhen kryesisht në të djathtë të rrugës nacionale që të çon drejt jugut në Kakavijë, pika kufitare me ­Greqinë. Kjo rrugë, 31 kilometra e gjatë.
Duke udhëtuar drejt jugut, në të djathtë shihni fshatrat Derviçan, Goranxi Sofratikë e.t.j. të vendosur në faqe të malit si dhe Gjirokastra. Derviçani është një kilometër larg nga rruga kombëtare. Në të gjenden 3 kisha të cilat spikasin për vlerat e tyre arkitektonike.

KISHA FJETJA E HYJLINDËSES



Kisha “Fjetja e Hyjlindëses” gjendet në fshatin Derviçian të Dropullit të Poshtëm. Është ndërtuar në vitin 1870. Ka përmasat 18 x 10 m. Kjo vërtetohet me anën e një mbishkrimi në portën jugore të kishës: “Fjetja e Hyjlindëses u ndërtua më 1870” .



 

 

KISHA E SHËN MËRISË
Kisha ngrihet në vendbanimin e vjetër mbi fshatin Dervician. Së bashku me kishen e Shën Anës janë të vetmet ndërtesa që kanë  mbetur në këmbë  nga vendbanimi I braktisur.Kisha përbëhet nga naosi dhe narteksi. Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë,triapsidal,me përmasa të brendëshme 6,85x3,80m.  

 

Propocionet e zgjatura të naosit kanë sjellë një zhvillim jot ë barabartë të krahëve të kryqit.krahët lindor dhe perëndimor janë më të gjatë dhe më të ngushtë në krahasim me ato verior dhe jugor Apsidat anësore e zgjerojnë së tepërmi hapësirën e nefit tërthor. Kupola që mbulon bërthamën qëndrore ngrihet mbi një tambur të ulët.Ambienti I altarit, I ndarë nga pjesa tjetër me një iconostas druri, zgjerohet në mënyrë të ndjeshme nga apsida e madhe e bemës. Intereri ndricohet nga dritare të mëdha të hapura në apsidat veriore dhe jugore.

 


Naosi lidhet me anën perëndimore me narteksin,I cili ka formë katërkëndëshi këndrejtë dhe mbulohet me kupolë me bazë elipsi. Narteksi ndricohet me dritare të mëdha , të hapura në muret veriore dhe jugore. Hyrja për në narteks bëhet nga ana perëndimore.
Në pamjen e jashtme volume gjatësor,I mbuluar me cati dyujëshe,ndërpritet në mënyrë të qartë nga një brez tërthor I shkallëzuar, I përbërë nga volume e larta të apsidave anësore,volume e krahëve të kryqit të mbuluara me cati dyujeshe dhe tamburit që mban kupolën.

  

Muret e kishës janë të ndërtuara me gurë  shtresorë me formë të rregullt të lidhura me llac gëlqereje. Catia dyujeshe  është e mbuluar me rasa guri. Apsidat me nike te mbuluara me harqe te shkallezuara, si dhe me korniza ne forme dhembesh te shkallezuara, element dekorativ per te thyer rrafshesine e muratures.

GËRMADHAT E KISHËS SË SHËN ANËS, PANAJOTOPULLA MBI  FSHATIN  DERVICIAN



Eshte ndertuar ne nje pllaje te larte mbi fshatin Dervician,ne nje territor te mbushur me rrenoja te nje vendbanimi te hershem. Kisha eshte e vogel me permasa te brendshme 4,5x2,9 m , por me interes per sa I perket ndertimit te saj struktural. Eshte ne forme salle e mbuluar me qemer cilindrik. Ne muret gjatesore dalin pilastra, te cilat lidhen me harqe ne te dy drejtimet. 


Harqet terthore sherbejne si brinje rigjiditeti (qendrueshmerie) te qemerit, ndersa ato gjatesore sherbejne si mbeshtetje te ketij qemeri, duke krijuar nike ne muret veriore dhe jugore. Ambienti i altarit ndahet me nje ikonostas prej muri, i cili ka dy hyrje dhe dy vende  ikonash te medha. Apsida e bemes del jashte ne forme rrethore. Ndricimi eshte shume I paket dhe vjen nga dritare te vogla te hapura mbi porten perendimore dhe ne apside.

Pjerresia e terenit ,mbi te cilin ngrihet kisha , ka lehtesuar ndertimin e nje qimitri gjysem te future ne shkemb. Ai ka forme katrore me nje kollone ne mes , e cila lidhet  me muret perimetrale me harqe , duke krijuar kater berthama katrore, dy prej te cilave mbulohen me kupola ,ndersa dy te tjera me qemer cilindrik.
Muratura eshte ndertuar me gure shtresor , me vendosje te rregullt te tyre. Kisha eshte e zhveshur nga cdo perpunim dekorativ. Te vetmet element dekorativ jane nikja mbi porte dhe dritarja dyfishe mbi te, te mbuluara me harqe tulle.


Përgatiti materialin:  Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”  Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.




    Për më shumë informacion na gjeni në :






Tuesday, February 18, 2020

KISHA E SHËN MERISË VRAHOGORANXI



Kisha e Vrahogoranxisë është një kishë e vogël e tipit bazilik me kupol në qendër.Çatia e kishës është e mbuluar me qemerë, si volumi kryesor I kishës ashtu dhe narteksi i cili dekorohet me pikturë murale.
Kisha përbehet nga naosi  me ambientin e altarit  të cilëve më vonë  u është shtuar edhe një narteks. Pjesa e vjetër e kishës ka në brendësi gjashtë kollona prej rrotullash guri të lidhura me llac e kapitele guri. Mbi to kalojnë dy harkada , të cilat e ndajnë kishën në tre nefe. Naosi ndriçohet nga tre dritare të ngushta e të larta  që vijnë e zgjerohen  në pjesën e brendshme  duke marrë formë drejtkëndëshe. Hyrja për në naos është në murin perëndimor.



Ambienti i altarit ndahet nga naosi nëpërmjet ikonostasit të vendosur te dy kollonat më nga lindja. Ajo ndricohet nga një dritare e ngushtë e vendosur me një shmangie drejt jugut. Pjesa gjysëm rrethore nuk fillon në rrafshin e murit lindor por pak më brenda duke patur një shkallëzim mbuluar me hark. Ambienti i altarit ndricohet edhe nga një dritare në anën jugore.

 

Në lidhjen naos - narteks  ka fugë , gjë që dëshmon se narteksi i takon një periudhe të dytë të ndërtimit. Ai mbulohet me strukturë qemeresh si të naosit. Ai ndahet në tre pjesë nga dy harqe që shkojnë nga muri perëndimor i naosit në pilastrat në murin perëndimor të narteksit. Pjesët anësore  të narteksit mbulohen me qemere cilindrike me pamje cerk rrethi dhe formuese lindje perëndim. Narteksi ndricohet nga një dritare e vogël në anën jugore,pranë së cilës ka një kamare.


Si korpusi kryesor dhe narteksi janë mbuluar me konstruksione me qemer e kupolë, të dy ambientet janë me piktura murale. Kisha është e ndërtuar me mure të rrafshta  me gurë gëlqeror dhe shtufi të lidhura me llac gëlqere.Ajo mbulohet me cati  dyujëse me rasa guri.Në qendër të saj dalin tamburi cilindrik dhe pjesë të vogla si frontone  që i takojnë harqeve mbajtëse veriore dhe jugor, që përbëjnë në këtë rast bazamentin e tamburit. Tamburi është relativisht i lartë ,ai ka katër dritare  e katër nike që këmbehen me njëra tjetrën .Ato janë të shkallëzuara dhe mbulohen me harqe tullash. Po me tulla është dhe një shirit dhëmbësh sharre dhe korniza, element zbukurimi të marra nga kisha e Labovës së Kryqit që ndodhet pranë.

Përgatiti materialin:  Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”  Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.




    Për më shumë informacion na gjeni në :

Thursday, February 13, 2020

MUZEU ETNOGRAFIK



Orari i Muzeut Etnografik

Prill - shtator : çdo ditë 
08.00 - 12.00, 16.00 - 19.00 
                                
Tetor - mars : nga e mërkura - të dielën, 
08.00 - 16.00.

Mbyllur të hënë dhe të martë 

 
Muzeu Etnografik i Gjirokastrës ndodhet në lagjen Palorto, që është më e mirëmbajtura në qytetin historik dhe pikërisht në vendin ku ishte shtëpia e lindjes së Enver Hoxhës, diktatorit komunist të Shqipërisë nga 1944 deri në 1985. Ndërtesa e muzeut është ngritur më 1966 pasi shtëpia origjinale ishte shkatërruar nga zjarri. 

 

Ajo u rindërtua si një model tradicional i shtëpive gjirokastrite me shumë përbërës  kulturorë tradicionalë klasikë, që u kopjuan nga shtëpi të ndryshme në qytet. Nga 1966 deri më 1991 ndërtesa shërbeu si Muze Antifashist. Më 1991, këtu u sollën eksponatet e muzeut të atëhershëm etnografik.  Ndërtesa ka 4 kate, të cilat janë që të gjitha të hapura për publikun.   

 

Dhomat janë rregulluar sikur të ishin në përdorim dhe janë zbukuruar me sende shtëpiake, kostume popullore, objekte artistike e kulturore tipike për familjet e pasura të tregtarëve gjirokastritë ose administratorëve otomanë të shekullit të XIX-të. Eja dhe ti në Gjirokastër dhe kthehu prapa në kohë.

 



Përgatiti materialin:  Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”  Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


   Për më shumë informacion na gjeni në :

Tuesday, February 11, 2020

KISHA E SHËN MËRISË PESHKËPI



Kisha e Shën Mërisë së Peshkopisë së Sipërme ndodhet 15’ në jug të fshatit,e izoluar mbi një breg të kodrave që nga fusha shkojnë drejt malit të Buretos.Kjo kishë ka qënë  selia e dikurshme e peshkopatës  së Drinopojës.
Kisha është e tipit kryq I brendashkruar me kupol mbi tambur me katër mbështetje të brendshme.


Kisha përbëhet nga naosi  dhe ambjenti i altarit.Hyrja e vetme për në naos është në anën perëndimore,ku ndodhet dhe një portik I vogël.Portiku mbështetet mbi murin e kishës dhe në dy kollonat mbi bazamente guri në anën perëndimore.Mbi kolonat dhe murin e kishës ngrihen tre harqe  me gurë ,mbi të cilët ngrihet një kësulë sferike mbuluar me cati piramidale.Shpatullat e portës janë prej gurësh të punuar ndërsa arkitrau është prej guri njëcopësh.Nga porta me një këmbë shkallë  zbritet në dyshemenë e naosit.
Naosi përbëhet nga vëllimi me kupolën,krahët verior dhe jugorë të kryqit dhe ambientet këndore veriperëndimorë  dhe jugperëndimorë. Ky monument paraqitet sot i transformuar, me dritare krejt të murosura dhe me shtesa të mëvonëshme si brenda ashtu dhe jashtë. Në anën jugore kishës i është shtuar një ambient tjetër(edhe ky I transformuar më vonë), drejtkëndësh në plan, I gjatë dhe I ngushtë dhe me pjesën qëndrore më të lartë,ndërsa pjesët e tjera nën të njëjtën cati me kishën.



Ambienti I altarit përbëhet nga bema, protezisi dhe diakonikoni. Bema për shkak të komunikimeve të vogla me këto të fundit, përbën  deri  në një farë mase një ambient të vetëm.  Ajo sot ndahet nga naosi prej një ikonostasi të pikturuar me afreske nga ana e naosit. Ky mur I shtuar më vonë shërben në të njëjtën kohë edhe si përforcim  për harkun mbajtës të kupolës sepse shkon deri tek ai. Si shpatulla të portës, nëpërmjet të cilës bema komunikon me naosin, janë dy shpatulla, mundet të ikonostasit të vjetër.
Në mes të bemës është tryeza e altarit e përbërë nga një pllakë e gdhendur në sipërfaqe që mbështetet mbi një  bllok muri. Nga bema, nëpërmjet dy hspësirave të ngushta dhe të ulta kalohet respektivisht  në protezis dhe diakonikon me planimetri drejtkëndëshe e mbuluar me qemer.



Ambienti I ri që I është shtuar kishës,është në plan drejtkëndësh me brinjë të gjata sa ajo e kishës,brinjët jugore dhe veriore.Ky ambient lidhet me kishën nëpërmjet një dere që duket se është hapur më vonë. Duke vrejtur muraturën ,sidomos  pjesën në jug të harkut qëndror,dallojmë qartë teknikën e ndërtimit të murit të vjetër,që është me gurë,duke patur rallë copa tullash apo tjegullash,të cilat në mjaft vende janë të vendosura edhe vertikalisht.Rreth 1m nga thembra e harkut,menjëherë nën rasat e gurit të catisë,ndodhen dy gurë njëri mbi tjetrin që formojnë një fugë vertikale,tej së cilës muri ndërron pamjen.


Fasada Perëndimore ruan gjurmë të rindërtimeve të ndryshme ,kështu që është e vështirë të përcaktohen pjesët e vjetra.Harku  në dukje i qemerit  është i ndërtuar  me gurë smërci që alternohen me dy tulla.Muret anash fugave janë ndërtuar kryesisht me gurë duke patur jo kudo edhe tulla ndërmjet tyre.këto fuga janë të dallueshme dhe në pjesën e brendëshme ku muri vende –vende formon një dhëmb. Pasi mbarojmë vizitën në kishën e Peshkëpisë mund të vizitojmë 3 liqenet e Peshkëpisë për lundrim me kajak dhe peshkim.

Përgatiti materialin:  Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”. Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


    Për më shumë informacion na gjeni në :