Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Tuesday, February 11, 2020

KISHA E SHËN MËRISË PESHKËPI



Kisha e Shën Mërisë së Peshkopisë së Sipërme ndodhet 15’ në jug të fshatit,e izoluar mbi një breg të kodrave që nga fusha shkojnë drejt malit të Buretos.Kjo kishë ka qënë  selia e dikurshme e peshkopatës  së Drinopojës.
Kisha është e tipit kryq I brendashkruar me kupol mbi tambur me katër mbështetje të brendshme.


Kisha përbëhet nga naosi  dhe ambjenti i altarit.Hyrja e vetme për në naos është në anën perëndimore,ku ndodhet dhe një portik I vogël.Portiku mbështetet mbi murin e kishës dhe në dy kollonat mbi bazamente guri në anën perëndimore.Mbi kolonat dhe murin e kishës ngrihen tre harqe  me gurë ,mbi të cilët ngrihet një kësulë sferike mbuluar me cati piramidale.Shpatullat e portës janë prej gurësh të punuar ndërsa arkitrau është prej guri njëcopësh.Nga porta me një këmbë shkallë  zbritet në dyshemenë e naosit.
Naosi përbëhet nga vëllimi me kupolën,krahët verior dhe jugorë të kryqit dhe ambientet këndore veriperëndimorë  dhe jugperëndimorë. Ky monument paraqitet sot i transformuar, me dritare krejt të murosura dhe me shtesa të mëvonëshme si brenda ashtu dhe jashtë. Në anën jugore kishës i është shtuar një ambient tjetër(edhe ky I transformuar më vonë), drejtkëndësh në plan, I gjatë dhe I ngushtë dhe me pjesën qëndrore më të lartë,ndërsa pjesët e tjera nën të njëjtën cati me kishën.



Ambienti I altarit përbëhet nga bema, protezisi dhe diakonikoni. Bema për shkak të komunikimeve të vogla me këto të fundit, përbën  deri  në një farë mase një ambient të vetëm.  Ajo sot ndahet nga naosi prej një ikonostasi të pikturuar me afreske nga ana e naosit. Ky mur I shtuar më vonë shërben në të njëjtën kohë edhe si përforcim  për harkun mbajtës të kupolës sepse shkon deri tek ai. Si shpatulla të portës, nëpërmjet të cilës bema komunikon me naosin, janë dy shpatulla, mundet të ikonostasit të vjetër.
Në mes të bemës është tryeza e altarit e përbërë nga një pllakë e gdhendur në sipërfaqe që mbështetet mbi një  bllok muri. Nga bema, nëpërmjet dy hspësirave të ngushta dhe të ulta kalohet respektivisht  në protezis dhe diakonikon me planimetri drejtkëndëshe e mbuluar me qemer.



Ambienti I ri që I është shtuar kishës,është në plan drejtkëndësh me brinjë të gjata sa ajo e kishës,brinjët jugore dhe veriore.Ky ambient lidhet me kishën nëpërmjet një dere që duket se është hapur më vonë. Duke vrejtur muraturën ,sidomos  pjesën në jug të harkut qëndror,dallojmë qartë teknikën e ndërtimit të murit të vjetër,që është me gurë,duke patur rallë copa tullash apo tjegullash,të cilat në mjaft vende janë të vendosura edhe vertikalisht.Rreth 1m nga thembra e harkut,menjëherë nën rasat e gurit të catisë,ndodhen dy gurë njëri mbi tjetrin që formojnë një fugë vertikale,tej së cilës muri ndërron pamjen.


Fasada Perëndimore ruan gjurmë të rindërtimeve të ndryshme ,kështu që është e vështirë të përcaktohen pjesët e vjetra.Harku  në dukje i qemerit  është i ndërtuar  me gurë smërci që alternohen me dy tulla.Muret anash fugave janë ndërtuar kryesisht me gurë duke patur jo kudo edhe tulla ndërmjet tyre.këto fuga janë të dallueshme dhe në pjesën e brendëshme ku muri vende –vende formon një dhëmb. Pasi mbarojmë vizitën në kishën e Peshkëpisë mund të vizitojmë 3 liqenet e Peshkëpisë për lundrim me kajak dhe peshkim.

Përgatiti materialin:  Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”. Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


    Për më shumë informacion na gjeni në :

No comments:

Post a Comment