Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Monday, February 10, 2020

MANASTIRI I SHËN QIRJAKUT DHE JUDITËS



Manastiri ka nje kompozim teper kompakt dhe të rregullt.Kisha ,që formon qendrën kompozicionale të manastirit,rrethohet ngushtë nga ndërtesat e manastirit.
Kisha është ndërtuar në vitin 1588.Përbëhet nga naosi,narteksi,dhe hajati.Në pamjen e jashtme kasha dallohet  nga propocionet e hedhura  në lartësi,nga diferencimi I volumeve përbërëse dhe proporcionimi harmonik i tyre,ku asnjë volum nuk mbizotëron mbi tjetrin.Kisha është e suvatuar nga jashtë.

 

  



Ndër ndërtesat e mbetura të manastirit një interest ë vacant paraqesin konakët që e rrethojnë pa ndërprerje kishën nga anët veriore.Ata janë dykatësh,nga të cilët kati përdhe përdorej për katoje,vetëm kati i sipërm ishte i banuar.Galeria e katit të poshtëm është e hapur me një harkadë mbi kollona guri,ajo e katit të sipërm ka në ballë kollona druri,të ciftuara me pajantaqë mbajnë strehët e dala të çatisë.Blloku I gurtë I shkallëve dyrampëshe ngrihet në pjesën qëndrore të krahut perëndimor të kanakëve. 
Ndonëse konakët janë ndërtuar në një periudhë më të vonë se kasha,edhe ato dallohen nga përpunimi I kujdesshem I elementëve arkitektonik e konstruktiv.Kollonat e harkadës të katit përdhe kurorëzohen me kapitele prej guri të gdhendur,mbi të cilën mbështeten harqet .Plani i harqeve është më i thelluar nga ai I muraturës dhe konturi i tyre qarkohet nga një kornizë e hollë guri.

 

 

 

Në qoshen veriperëndimore të kishës ngrihet këmbanarja,si një bllok I vetëm guri,icily lehtësohet në pjesën e sipërme me dy hapësira të harkuara e të ndara me kollonë të hollë guri dhe sipër tyre një kamare e tretë. Manastiri dhe kisha  eshte e ndertuar me murature guri gelqeror dhe ka nje trashesi 70-50cm. Ka nje cati dyujese e cila zgjatet dhe ne pjesen e hajatit dhe qe ka nje konstruksion druri ne formen e nje skeme te thjeshte me tabane e mahi e me lidhje permes kulmit.
Sistemi i themeleve etj. eshte i pa mundur qe te verifikohet por me gjasa materiali e teknika e perdorur do jete e njejte. 
Hajati mbulohet me  cati druri pa tavan.

Përgatiti materialin:  Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”  Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.


Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


    Për më shumë informacion na gjeni në :






No comments:

Post a Comment