Hiking South Albania

Hiking South Albania
Explore South and have an unique rural experience

Monday, February 3, 2020

KALAJA E LËKURËSIT



Kalaja e Lëkurësit ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës të braktisur në vitin 1878, mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet në formën e një piramide. Kalaja e Lëkurësit ka planimetri pothuajse katrore 42 m x 44 m, me dy kulla drejtëkëndëshe në murin perëndimor. Nga kullat ruhet më mirë kulla e qoshes jug-lindore e cila kap lartësinë 7 m që arrin në lartësinë e dyshemesë së katit të dytë, kulla drejtëkëndëshe ndodhet në murin perëndimor.

 
 
Katet e para të kullave rrethore kanë shërbyer si depo dhe janë pajisur me frëngji rreth 1.20 m larg njëra tjetrës. Nga pozicioni i vendosjes së kullave del qartë se drejtimi i kontrollit të Kalasë ishte nga deti. Muret janë ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqereje dhe të përforcuar me breza druri. Lartësia e mureve arrin 6.70 m – 7 m dhe trashësia deri ne 2 m. Muret qarkoheshin nga një parapet i përshkruar me frëngji për topa, frëngjitë kanë lartësi 0.50 m, gjerësi nga brenda 0.35 m dhe gjerësi nga jashtë 0.04 – 0.06 m, frëngjite në pjesën e sipërme mbulohen me pllaka guri të vendosura horizontalisht. Teknika e mësipërme ngjason me shtëpitë e shek. XVII – XVIII të Gjirokastrës.



Kalaja e Lëkurësit mbante një garnizon me rreth 200 ushtare dhe ndërtimi i saj i përket shek. XVI, mundësia e ndërtimit të saj është viti 1537, kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe ishte i domosdoshem kontrolli i skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë-Butrint, pasi ky i fundit ishte sulmuar nga Venecianët.
Sot, Kalaja ruhet në gjendje të mirë, restauruar në 1994 – 1995 nga zotëruesit qeramarrës të sotëm.
Statusin e Trashëgimisë Kulturore Monument Kulture, Kategoria e I. e ka marrë në 30.05.1970.




Pozicioni i saj strategjik si dhe pamja panoramike e bejne kete destinacion per tu mos u humbur. 

Përgatiti materialin:  Alexander Paskali  – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale”  Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale” 

©Copyright Hiking South Albania

Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Për më shumë informacion na gjeni në :



No comments:

Post a Comment