Teqeja
e Melanit është një qendër fetare për myslimanët shiitë bektashianë, të
cilët çdo vit shkojnë aty për të festuar Bajramin e Madh, Bajramin e Vogël dhe
Sulltan Novruzin. Në këtë objekt kulti me vlera
të rralla arkitekturore dhe historike ka qëndrim të përhershëm një dervish.Në Melan shkohet duke kaluar rrugën për në Glinë, në lindje të rrugës kombëtare. Rruga kalon lart pranë fabrikës së ujit të famshëm të Glinës, që shihet përtej luginës. Merrni rrugën nga pas fabrikës, që është e shtruar me beton për disa kilometra dhe kalon nëpër fshatrat e vendosura në lartësitë e këmbës së malit. Vazhdoni drejt dhe rezistojini dëshirës për të bërë ndonjë devijim anash, megjithëse rruga ngushtohet mjaft në largësi 4 kilometra nga Glina.
Që këtu rruga zbret duke dredhuar për tek Teqeja e Melanit; hyrja e tij është përgjatë një ujësjellësi, që sillte fillimisht ujë në vendin e shenjtë. Korija e qiparisave të lartë shihet qartë që nga rruga, ashtu si dhe nga luginë poshtë. Ky vend ka një histori të gjatë. Një mur masiv me blloqe poligonale dhe drejtkëndore, që rrethon bregun, të sjell ndër mend një fortifikim antik. Kjo mbështetet edhe nga gjetje qeramike të shekullit të IV p.e.s. Muri është rindërtuar më vonë në shekullin e V ose VI e.j., kohë kur shumë nga këto pika në majë të kodrave u rifortifikuan ndërsa Perandoria Romake po shembej. Ka mundësi që këto të jenë mbetje të Justinianopolis, një qytet i shekulli VI, vendndodhja e të cilit nuk është zbuluar. Melani mund të ketë qenë qendër e fortifikuar në Mesjetë, përderisa një kishë e vogël me një navë ekziston në gëmushat në pjesën jugore të murit të fortifikimit. Një rrugë me kalldrëm i çon vizitorët në Teqenë e Melanit, pas një çezme e cila ishte destinacion i ujësjellësit. Teqeja është një qendër fetare për myslimanët shiitë bektashi, të cilët festojnë çdo vit Bajramin e Madh, Bajramin e Vogël dhe Nevruzin. Këtu ka qëndrim të përhershëm një dervish.
Ndërtimet e tanishme të teqesë u bënë më 1800 nga Baba Aliu i Gjirokastrës, varri i të cilit ndodhet në tyrben përballë ndërtesës kryesore të teqesë.Ndërtesa kryesore ka një sallë rrethore lutjesh me dhoma dhe galeri anësore. Fasada e ndërtesës ka një galeri të bukur të sipërme dhe në tërësi është ndërtuar në stil tipik epirot me blloqe tipike të prera saktë të zonës.
Teqeja e tanishme është ndërtuar mbi një ngrehinë bektashiane të mëparshme, e cila drejtohej nga Baba Hasani. Teqeja e dikurshme ishte përgjatë anës lindore të luginës që ka qenë rruga kryesore drejt veriut. Baroni anglez Cam Hobhouse kaloi këndej më 1809 me mikun e tij Lord Bajronin gjatë udhëtimit të tyre nga Preveza për të vizituar Ali Pashën në Tepelenë. Kjo rrugë e humbi rëndësinë kur Ali Pasha ndërtoi një varg urash dhe rrugësh me kalldrëm përmes pjesës së ulët të luginës.
Përgatiti materialin: Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience rurale” Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I shtigjeve malore.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale”
©Copyright Hiking South Albania
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Për më shumë informacion na gjeni në :
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
No comments:
Post a Comment