Kisha përbehet nga naosi me ambientin e altarit të cilëve më vonë u është shtuar edhe një narteks. Pjesa e vjetër e kishës ka në brendësi gjashtë kollona prej rrotullash guri të lidhura me llac e kapitele guri. Mbi to kalojnë dy harkada , të cilat e ndajnë kishën në tre nefe. Naosi ndriçohet nga tre dritare të ngushta e të larta që vijnë e zgjerohen në pjesën e brendshme duke marrë formë drejtkëndëshe. Hyrja për në naos është në murin perëndimor.
Ambienti i altarit ndahet nga naosi nëpërmjet ikonostasit të vendosur te dy kollonat më nga lindja. Ajo ndricohet nga një dritare e ngushtë e vendosur me një shmangie drejt jugut. Pjesa gjysëm rrethore nuk fillon në rrafshin e murit lindor por pak më brenda duke patur një shkallëzim mbuluar me hark. Ambienti i altarit ndricohet edhe nga një dritare në anën jugore.
Në lidhjen naos - narteks ka fugë , gjë që dëshmon se narteksi i takon një periudhe të dytë të ndërtimit. Ai mbulohet me strukturë qemeresh si të naosit. Ai ndahet në tre pjesë nga dy harqe që shkojnë nga muri perëndimor i naosit në pilastrat në murin perëndimor të narteksit. Pjesët anësore të narteksit mbulohen me qemere cilindrike me pamje cerk rrethi dhe formuese lindje perëndim. Narteksi ndricohet nga një dritare e vogël në anën jugore,pranë së cilës ka një kamare.
Si korpusi kryesor dhe narteksi janë mbuluar me konstruksione me qemer e kupolë, të dy ambientet janë me piktura murale. Kisha është e ndërtuar me mure të rrafshta me gurë gëlqeror dhe shtufi të lidhura me llac gëlqere.Ajo mbulohet me cati dyujëse me rasa guri.Në qendër të saj dalin tamburi cilindrik dhe pjesë të vogla si frontone që i takojnë harqeve mbajtëse veriore dhe jugor, që përbëjnë në këtë rast bazamentin e tamburit. Tamburi është relativisht i lartë ,ai ka katër dritare e katër nike që këmbehen me njëra tjetrën .Ato janë të shkallëzuara dhe mbulohen me harqe tullash. Po me tulla është dhe një shirit dhëmbësh sharre dhe korniza, element zbukurimi të marra nga kisha e Labovës së Kryqit që ndodhet pranë.
Përgatiti
materialin: Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për
promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull
nje eksperience rurale” Koordinator I grupit “Hiking South Albania”,
drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh,
vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I
mirë I shtigjeve malore.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
“Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience
rurale”
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Për më shumë informacion na
gjeni në :
No comments:
Post a Comment