Është ndërtuar në mal, sipër fshatit Zervat. Siç gjykohet
edhe nga rrënojat, ka qenë një nga manastiret më të mëdha të krahinës së
Dropullit dhe vizitohej jo vetëm nga banorët e fshatrave të afërta të
Dropullit, por edhe nga banorët e krahinës në krahun tjetër të malit. Në
gjendjen e sotme, ka mbetur e plotë kisha, një godinë gjysmë e rrënuar në
anën jugore dhe një tjetër në anën lindore, si dhe një grumbull I madh
rrënojash të pariparueshme në anën veriore dhe perendimore.
Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi mban
kohën e ndërtimit 1569. Ai është I tipit në formë kryqi me kupolë, me përmasa
të brendshme 7,20 x 5.80m. Katër kollona të brendshme krijojnë bërthamën
qëndrore të mbuluar me kupolë mbi një tambur të ulët. Tamburi mbështetet mbi katër
krahët e kryqit, të mbuluara me qemere cilindrike, nga të cilat krahu
lindor dhe ai perëndimor janë më të gjatë. Kollonat lidhen me harqe me muret
perimetrale, duke krijuar në pjesët këndore bërthama të mbuluara me qemere
cilindrike, të cilat hapen ndaj nefit tërthor, pra me aks paralel me aksin
gjatësor. Ambienti I altarit , ndahet me një iconostas druri, të mbështetur në
çiftin lindor të kollonave. Pjesët përbërëse, bema, proteizisi dhe diakonikoni,
përfundojnë me tre apsida të nxjerra jashtë, nga të cilat ajo qendrorja është
më e madhe.
Naosi lidhet në anën perendimore me narteksin, I cili
ëshë pikturuar në vitin 1583. Hapësira e narteksit ndahet në tri pjesë, nga të
cilat ajo qendrorja mbulohet me qemer cilindrik, duke theksuar së tepërmi aksin
gjatësor të ndërtesës dhe figurativisht drejtimin kryesor të lëvizjes, ndërsa
dy pjesët anësore mbulohen me qemere më të ulëta që hapen ndaj pjesës qendrore.
Hajati I është shtuar kishës më vonë nga perëndimi, I
hapur në pjesën ballore dhe anësore me hapësira të harkuara, pa tavan dhe I
mbuluar me çati treujëse.
Në gjendjen e sotme kisha është e suvatuar nga jashtë,
duke e fshehur strukturën e muraturës. Megjithatë, nga pjesët e zhveshura duket
që muratura është e ndërtuar me gurë shtresorë, ka sipërfaqe të rrafshët, ku
mungon krejtësisht relievi, madje edhe në faqet e apsidave dhe të tamburit.
Çatia është e mbuluar me rrasa guri. Në pamjen e jashtme mbizotërojnë
proporcionet e ulëta e të shtrira. Tamburi dhe volume e krahëve të kryqit mezi
sa shkëputen nga masa e gjerë e çatisë.
Nga ndërtimet e tjera të mbetura të manastirit, me më
vlerë janë ndërtesat në anën jugore, lindore si dhe këmbanarja.
Ndërtesa jugore është trekatëshe, me dy krahë anësorë të
dala përpara ndaj pjesës qëndrore. Hyrja për në manastir, bëhet nga kati
përdhe, npm një porte të madhe e të bukur në formë harku, të punuar me gurë të
gdhendur. Nga jugu vetëm kati I sipërm ka dritare. Ndërtesa tjetër është
ngritur në pikën më të lartë të oborrit , mbi truall shkëmbor, është
trekatëshe, me planimetri katrore. Dy katet e sipërme janë përdorur për banim,
ndërsa kati përdhe depo.
Në afërsi të kishës nga lindja ngrihet këmbanorja, si një
bllok masiv në pjesën e poshtme dhe me një hapësirë të harkuar për këmbanën në
pjesën e sipërme.
Ndërtesat e mësipërme, kanë elemente të shumta decorative
e arkitekturore. Muratura është e ndërtuar me gurë shtresorë, të vendosur në
radhë të rregullta. Rradhët jo të barabarta dhe sipërfaqet paksa të fryra të
gurëve, kanë krijuar një frakturë me reliev, që shmang përshtypjen e ashpërsisë
dhe peshës së rëndë të volumeve. Tek konakët , dritaret e mëdha mbulohen me
arkitrarë të rrafshët,, mbi të cilën janë ndërtuar harqe, me gurë të skalitur,
gurët e kyçeve në formë shigjete. Korniza që përfundon muraturën është e dalë
dhe mbahet me konsola të vogla druri.
Ndërtesat e manastirit, gjykuar nga teknika e ndërtimit,
duhet të jenë të shek XIX. Cilësia e lartë ndërtimore e tyre, dëshmon se në
këtë periudhë manastiri kishte arritur fuqi të tillë ekonomike, sa të kishte
mundësinë të përballonte ndërtime të kësaj shkalle.
Muratura është e ndërtuar me gurë
shtresorë, të vendosur në radhë të rregullta. Rradhët jo të barabarta dhe
sipërfaqet paksa të fryra të gurëve, kanë krijuar një frakturë me reliev, që
shmang përshtypjen e ashpërsisë dhe peshës së rëndë të volumeve. Tek konakët ,
dritaret e mëdha mbulohen me arkitrarë të rrafshët,, mbi të cilën janë ndërtuar
harqe, me gurë të skalitur, gurët e kyçeve në formë shigjete. Korniza që
përfundon muraturën është e dalë dhe mbahet me konsola të vogla druri.
Përgatiti materialin: Alexander
Paskali – aktivist I lëvizjes për promovimin e zonave të thella
rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull nje eksperience
rurale” Koordinator I grupit “Hiking South Albania”, drejtues I
guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh, vizita në
objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë I
shtigjeve malore.
Të
gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking South Albania” – Guida malore dhe
“Dropull, nje eksperience rurale”
©Copyright Hiking South Albania
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Për më shumë informacion na gjeni në :
Është ndërtuar në mal, sipër fshatit Zervat. Siç gjykohet edhe nga rrënojat, ka qenë një nga manastiret më të mëdha të krahinës së Dropullit dhe vizitohej jo vetëm nga banorët e fshatrave të afërta të Dropullit, por edhe nga banorët e krahinës në krahun tjetër të malit. Në gjendjen e sotme, ka mbetur e plotë kisha, një godinë gjysmë e rrënuar në anën jugore dhe një tjetër në anën lindore, si dhe një grumbull I madh rrënojash të pariparueshme në anën veriore dhe perendimore.
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
No comments:
Post a Comment