Dropulli është krahinë e rrethit te Gjirokastres e banuar nga minoritare me kombesi greke. Fshatrat e banuara nga minoriteti grek ndodhen kryesisht në të djathtë të rrugës nacionale që të çon drejt jugut në Kakavijë, pika kufitare me Greqinë. Kjo rrugë, 31 kilometra e gjatë.
Duke
udhëtuar drejt jugut, në të djathtë shihni fshatrat Derviçan, Goranxi Sofratikë
e.t.j. të vendosur në faqe të malit si dhe Gjirokastra. Derviçani është një
kilometër larg nga rruga kombëtare. Në të gjenden 3 kisha të cilat spikasin për vlerat e tyre arkitektonike.
KISHA FJETJA E HYJLINDËSES
KISHA E SHËN MËRISËKISHA FJETJA E HYJLINDËSES
Kisha ngrihet në vendbanimin e vjetër
mbi fshatin Dervician. Së bashku me kishen e Shën Anës janë të vetmet ndërtesa që
kanë mbetur në këmbë nga vendbanimi I braktisur.Kisha përbëhet nga
naosi dhe narteksi. Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë,triapsidal,me përmasa
të brendëshme 6,85x3,80m.
Propocionet e zgjatura të naosit kanë sjellë një zhvillim jot ë barabartë të krahëve të kryqit.krahët lindor dhe perëndimor janë më të gjatë dhe më të ngushtë në krahasim me ato verior dhe jugor Apsidat anësore e zgjerojnë së tepërmi hapësirën e nefit tërthor. Kupola që mbulon bërthamën qëndrore ngrihet mbi një tambur të ulët.Ambienti I altarit, I ndarë nga pjesa tjetër me një iconostas druri, zgjerohet në mënyrë të ndjeshme nga apsida e madhe e bemës. Intereri ndricohet nga dritare të mëdha të hapura në apsidat veriore dhe jugore.
Naosi lidhet me anën perëndimore me narteksin,I cili ka formë katërkëndëshi këndrejtë dhe mbulohet me kupolë me bazë elipsi. Narteksi ndricohet me dritare të mëdha , të hapura në muret veriore dhe jugore. Hyrja për në narteks bëhet nga ana perëndimore.
Propocionet e zgjatura të naosit kanë sjellë një zhvillim jot ë barabartë të krahëve të kryqit.krahët lindor dhe perëndimor janë më të gjatë dhe më të ngushtë në krahasim me ato verior dhe jugor Apsidat anësore e zgjerojnë së tepërmi hapësirën e nefit tërthor. Kupola që mbulon bërthamën qëndrore ngrihet mbi një tambur të ulët.Ambienti I altarit, I ndarë nga pjesa tjetër me një iconostas druri, zgjerohet në mënyrë të ndjeshme nga apsida e madhe e bemës. Intereri ndricohet nga dritare të mëdha të hapura në apsidat veriore dhe jugore.
Naosi lidhet me anën perëndimore me narteksin,I cili ka formë katërkëndëshi këndrejtë dhe mbulohet me kupolë me bazë elipsi. Narteksi ndricohet me dritare të mëdha , të hapura në muret veriore dhe jugore. Hyrja për në narteks bëhet nga ana perëndimore.
Në pamjen e jashtme volume
gjatësor,I mbuluar me cati dyujëshe,ndërpritet në mënyrë të qartë nga një brez
tërthor I shkallëzuar, I përbërë nga volume e larta të apsidave anësore,volume e
krahëve të kryqit të mbuluara me cati dyujeshe dhe tamburit që mban kupolën.
Muret e kishës janë të ndërtuara me gurë shtresorë me formë të rregullt të lidhura me llac gëlqereje. Catia dyujeshe është e mbuluar me rasa guri. Apsidat me nike te mbuluara me harqe te shkallezuara, si dhe me korniza ne forme dhembesh te shkallezuara, element dekorativ per te thyer rrafshesine e muratures.
GËRMADHAT E KISHËS SË SHËN ANËS, PANAJOTOPULLA MBI FSHATIN DERVICIAN
Eshte ndertuar ne nje pllaje te larte mbi fshatin Dervician,ne nje
territor te mbushur me rrenoja te nje vendbanimi te hershem. Kisha eshte e vogel
me permasa te brendshme 4,5x2,9 m , por me interes per sa I perket ndertimit te
saj struktural. Eshte ne forme salle e mbuluar me qemer cilindrik. Ne muret
gjatesore dalin pilastra, te cilat lidhen me harqe ne te dy drejtimet.
Harqet
terthore sherbejne si brinje rigjiditeti (qendrueshmerie) te qemerit, ndersa
ato gjatesore sherbejne si mbeshtetje te ketij qemeri, duke krijuar nike ne
muret veriore dhe jugore. Ambienti i altarit ndahet me nje ikonostas prej muri, i cili ka dy hyrje dhe dy vende ikonash
te medha. Apsida e bemes del jashte ne forme rrethore. Ndricimi eshte shume I
paket dhe vjen nga dritare te vogla te hapura mbi porten perendimore dhe ne
apside.
Pjerresia e terenit ,mbi te cilin ngrihet kisha , ka lehtesuar ndertimin e
nje qimitri gjysem te future ne shkemb. Ai ka forme katrore me nje kollone ne
mes , e cila lidhet me muret perimetrale
me harqe , duke krijuar kater berthama katrore, dy prej te cilave mbulohen me
kupola ,ndersa dy te tjera me qemer cilindrik.
Muratura eshte ndertuar me
gure shtresor , me vendosje te rregullt te tyre. Kisha eshte e zhveshur nga cdo
perpunim dekorativ. Te vetmet element dekorativ jane nikja mbi porte dhe dritarja
dyfishe mbi te, te mbuluara me harqe tulle.
Përgatiti
materialin: Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për
promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull
nje eksperience rurale” Koordinator I grupit “Hiking South Albania”,
drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh,
vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I
mirë I shtigjeve malore.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
“Hiking South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience
rurale”
©Copyright Hiking South Albania
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Për më shumë informacion na
gjeni në :
No comments:
Post a Comment