Orari i Muzeut Etnografik
Prill - shtator : çdo ditë
08.00 - 12.00, 16.00 - 19.00
Tetor - mars : nga e mërkura - të dielën,
08.00 - 16.00.
Mbyllur të hënë dhe të martë
Muzeu Etnografik i
Gjirokastrës ndodhet në lagjen Palorto, që është më e mirëmbajtura në qytetin
historik dhe pikërisht në vendin ku ishte shtëpia e lindjes së Enver Hoxhës,
diktatorit komunist të Shqipërisë nga 1944 deri në 1985. Ndërtesa e muzeut
është ngritur më 1966 pasi shtëpia origjinale ishte shkatërruar nga zjarri.
Ajo
u rindërtua si një model tradicional i shtëpive gjirokastrite me shumë
përbërës kulturorë tradicionalë klasikë, që u kopjuan nga shtëpi të
ndryshme në qytet. Nga 1966 deri më 1991 ndërtesa shërbeu si Muze Antifashist.
Më 1991, këtu u sollën eksponatet e muzeut të atëhershëm etnografik.
Ndërtesa ka 4 kate, të cilat janë që të gjitha të hapura për
publikun.
Dhomat janë
rregulluar sikur të ishin në përdorim dhe janë zbukuruar me sende shtëpiake,
kostume popullore, objekte artistike e kulturore tipike për familjet e pasura
të tregtarëve gjirokastritë ose administratorëve otomanë të shekullit të
XIX-të. Eja dhe ti në Gjirokastër dhe kthehu prapa në kohë.
Përgatiti
materialin: Alexander Paskali – aktivist I lëvizjes për
promovimin e zonave të thella rurale për më shumë akses dhe zhvillim “Dropull
nje eksperience rurale” Koordinator I grupit “Hiking South Albania”,
drejtues I guidave lokale të personalizuara në zonën e Dropullit prej 6 vitesh,
vizita në objektet e kultit dhe zonat e rëndësisë së veçantë, njohës mjaft I mirë
I shtigjeve malore.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara “Hiking
South Albania” – Guida malore dhe “Dropull, nje eksperience rurale”
©Copyright Hiking South Albania
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Për më shumë informacion na gjeni në
:
No comments:
Post a Comment