Dropulli është krahinë e rrethit te Gjirokastres e banuar nga minoritare me kombesi greke. Fshatrat e banuara nga minoriteti grek ndodhen kryesisht në të djathtë të rrugës nacionale që të çon drejt jugut në Kakavijë, pika kufitare me Greqinë. Kjo rrugë, 31 kilometra e gjatë.
KISHA FJETJA E HYJLINDËSES


Propocionet e zgjatura të naosit kanë sjellë një zhvillim jot ë barabartë të krahëve të kryqit.krahët lindor dhe perëndimor janë më të gjatë dhe më të ngushtë në krahasim me ato verior dhe jugor Apsidat anësore e zgjerojnë së tepërmi hapësirën e nefit tërthor. Kupola që mbulon bërthamën qëndrore ngrihet mbi një tambur të ulët.Ambienti I altarit, I ndarë nga pjesa tjetër me një iconostas druri, zgjerohet në mënyrë të ndjeshme nga apsida e madhe e bemës. Intereri ndricohet nga dritare të mëdha të hapura në apsidat veriore dhe jugore.


Naosi lidhet me anën perëndimore me narteksin,I cili ka formë katërkëndëshi këndrejtë dhe mbulohet me kupolë me bazë elipsi. Narteksi ndricohet me dritare të mëdha , të hapura në muret veriore dhe jugore. Hyrja për në narteks bëhet nga ana perëndimore.


Muret e kishës janë të ndërtuara me gurë shtresorë me formë të rregullt të lidhura me llac gëlqereje. Catia dyujeshe është e mbuluar me rasa guri. Apsidat me nike te mbuluara me harqe te shkallezuara, si dhe me korniza ne forme dhembesh te shkallezuara, element dekorativ per te thyer rrafshesine e muratures.
GËRMADHAT E KISHËS SË SHËN ANËS, PANAJOTOPULLA MBI FSHATIN DERVICIAN


©Copyright Hiking South Albania
Ky artikull është ekskluziv i Alexander Paskali dhe Hiking South Albania, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Hiking South Albania dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.